Home Kronika Forcat operacionale zbarkojnë në lagjen amerikane në Sarandë, arrestohet i i shumëkërkuari

Forcat operacionale zbarkojnë në lagjen amerikane në Sarandë, arrestohet i i shumëkërkuari

Forcat e Komisariatit të Policisë së Sarandës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, kanë zhvilluar përpara pak minutash në vendin e quajtur “Lagjia Amerikane” në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës një aksion për kapjen e një të shumëkërkuari, i akuzuar për disa ngjarje të rënda kriminale në qytet.

Mësohet se, është shoqëruar në komisariat 31-vjeçari me inicialet E. M., lindur në Delvinë e banues në qytetin e Sarandës. Ende nuk dihen detajet e operacionit apo arsyet e shoqërimit të këtij shtetasi, por dyshohet se ai është i përfshirë në një ngjarje të rëndë të ndodhur ditët e fundit në Sarandë.

Previous articleReshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta, disa fshatra në Korçë pa energji elektrike
Next articlePërgjimet në burgun e Burrelit: Halim Xhelo vazhdon të shajë udhëheqjen