Home Sport Forbes, Man. United skuadra më e shtrenjtë në planet, Inter e Milan...

Forbes, Man. United skuadra më e shtrenjtë në planet, Inter e Milan ndahen nga 6 mln €

Për vitin e dytë radhazi, Manchester United është klubi i futbollit më i shtrenjtë në botë. Revista “Forbes” ka publikuar si çdo vit vlerën e ekipeve në botë. Sipas këtij klasifikimi “Djajtë e Kuq” kryesojnë listën me 4,12 miliardë dollarë, pak më shumë se Real Madrid dhe Barcelona që pasojnë në vend të dytë dhe të tretë. Tre vendet e para kanë një hendek prej 1 miliardë dollarë, me vendin e katërt që mbahet nga Bayern Munchen. Sa i përket ekipeve italiane, Juventus qëndron më lart, ndërsa Inter dhe Milan ndahen nga 6 milionë euro. Për më shumë shfletoni fotogalerinë me 20 skuadrat me më shumë vlerë në botë.

Previous article“Shans historik” për Athinën dhe Shkupin
Next articleMarrëveshja për emrin hap perspektivën evropiane të Maqedonisë