Home Editorial Foltorja e sotme sipas shkrimit tim “Rënia e rrënimi i PD-së erdhën...

Foltorja e sotme sipas shkrimit tim “Rënia e rrënimi i PD-së erdhën natyrshëm, vetëm për meritat e saj”

Ndodhitë të cilat i zhvillon sot e ashtuquajtura foltore nuk janë rastësore por janë në vazhdën dhe për e si pasojë të asaj se si ka funksionuar dhe se si ra e humbi vazhdimisht Partia Demokratike.

Këto unë Skënder Sadri KAPITI, anëtari i hershëm i Partisë Demokratike i pata parashikuar dhe kritikuar vazhdimisht, mirëpo kush shfaqte mendime ndryshe dhe kundër liderit dhe autokratik Berisha në PD quheshe e shikoheshe si heretik, ashtu sikurse që sot bëjnë foltoristët kundër L. Bashës, E.Alibeajt, G.Bardhit dhe elitës së re politike të Partisë Demokratike zyrtare. Koha më dha të drejtë për atë se ja si e pata kritikuar që atëhere Lidershipin e PD me një shkrim timin të dt. 8 Nëntor 2013 me titull:

“Rënia e rrënimi i PD-së erdhën natyrshëm, vetëm për meritat e saj”

“Me rënien e komunizmit në Shqipëri dhe me vendosjen e sistemit pluro-partiak u duk se pas persekutimit gjysmëshekullor do të fillojë të rilindë e Djathta Shqiptare, gjë të cilën e mori përsipër si e tillë Partia Demokratike.

Por koha tregoi se lidershipi i saj e përdori të djathtën si maskë mashtrimi për të siguruar votat dhe pushtetin e madje edhe duke mashtruar dhe ndërkombëtarët se PD-ja mbante dhe flamurin e demokratizimit të vendit dhe të integrimit.

Pushteti PD-ne e diskreditoi si parti të djathtë pasi vetëm e tillë nuk ishte dhe nuk kishte as filozofinë dhe as prakticizmin e të Djathtës  në lidhje me vlera të tilla si: trashëgiminë dhe traditën, me konstitucializmin, me pronën, me” lirinë nën ligj”, me barazinë në votë, as në tolerancën kundër konfliktit, as me përparimin intelektual,,debatin dhe as me personalitetin kundër pengesave të individit për të arrirë talentin dhe të mirën etj.

Si filozofi dhe praktikë PD e se shkuarës tregoi se kishte marrjen e pushtetit me çdo mjet për të siguruar sundim ,autoritet ,pasuri e para .

Për ditë po faktohet se Lidershipi i PD-së dhe shpura drejtuese politike e saj dhe e pushtetit të saj paska punuar si një skalion e detashment korruptiv i pashembullt ku si lubrifikant i funksionimit të shtetit dhe shoqërisë paska qenë korrupsioni, grabitja e vjedhja e parasë publike dhe e pasurive private e kombëtare, mosfunksionimi i drejtësisë dhe i shoqërisë dhe ndërtimi i një sistemi mirë funksional  piramidal korrupsioni, evazioni fiskal, bixhozi etj.

Partia Demokratike ka funksionuar si një strukturë partiake regjimi ku së pari vigjilohej e survejoheshin anëtarët e saj dhe zbulimi i elementëve të dyshimtë po që ishin potencialisht të papranueshëm dhe të dëmshëm për liderin e PD-së që vuante nga deliri i madhështisë dhe kompleksi i inferioritetit, vërtetuar nga ajo që ai dhe shpura rreth tij ndërmorën një presion deri dhe shpifje e akuza ndaj ish-presidentit Topi me qëllim të dëbimit të tij nga PD, po dhe të asgjësimit politik të tij.

Mashtrimi i të djathtës dhe korrupsioni në pushtet e ka konsumuar së tepërmi PD-në sa që pa ndonjë ndërmarrje për një transformim të thellë nuk mund të bindë më se ajo mund të prodhojë alternativë bindëse , dhe se zbatimi prej saj i Platformës Katovica  i ka hipotekuar politikës dhe pushtetit të saj deri më sot autorësinë e tradhtisë ndaj disidencës antikomuniste dhe ndaj të djathtës, dhe fakti se në zgjedhjet për kryetar Bashkie në Korçë e thelloi humbjen në krahasim me ato parlamentare të 4 muajve më parë do të thotë se  tatëpjeta e saj vetëm sapo rritet.

Për anëtarësinë e PD-së tashmë është bërë e qartë loja dhe spekulimi që kanë bërë sëra hajdutokratike e qeveritarëve të saj dhe xhambazllëku politik me vullnetin e votuesve të saj, pasi nuk ka se si të  lexohen ndryshe akrobacirat e pandershme politike të liderit të saj që herë i dëbonte e më pas i afronte dhe joshte me poste ministrash e me të tjera, individë të tillë si me Imamin e Cekën, me  Pollon e Selamin, me Shehi-Shehun , Tritan e Dashamir që janë plakur politikisht e të lodhur nga ecejaket politike sa poshtë –lart siç bënte dikur Mao Ce Duni me të “riedukuarit “ e me “pishmantarët”.

Nuk mund të lexohet ndryshe dhe koalicioni me vetmitarin republikan Mediu të Gërdecit, me LSI- në thjesht vetëm për interesa pushteti dhe më pas vjen amoraliteti se dëgjon nga goja e ish-ministrave të PD-së se i humbëm zgjedhjet nga korrupsioni i LSI- së  me të cilën bashkëqeverisën , dhe kulmi i asaj që vërteton se lideri i PD-së e  ka parë dhe konsideruar PD si pronë private të tij ashtu si dhe shtetin, për faktin se ai u dha tre mandate nga të PD-së tre ish-deputetëve socialistë vetëm për faktin se vota e tyre e mbajti atë në pushtet edhe dy muaj Sali Berishën. Dhe mere me mend se çfarë tjetër është luajtur me votën dhe me vullnetin e anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të PD.

Mirëpo tani në Vitin  2013 pas humbjes së thellë të PD- skalionistët halabakë dhe hajdutokratë,ish-servilë e puthadorë të liderit historik të tyre filluan të “trimërohen” a të hedhin valle si mijtë kur largohet macja dhe humbjen e thellë po mundohen qe t’ia faturojnë” tradhtisë “,” blerjes” së votave nga  LSI, popullit “mosmirënjohës” dhe shteteve të demokracive perëndimore.

Dhe që të rilindë e djathta kurrësesi nuk mund ta bëjnë ata që po kacafyten sot në PD, e që janë kryesisht ata që i përmënda në fjalinë e mësipërme.

PD ka degraduar e ndoshta mund ta pësojë ashtu siç kanë përfunduar e përfundojnë partitë diktatoriale e ato  autoritariste si ato komuniste të Lindjes p.sh ajo e Gjermanisë Lindore, e Lidhjes Komuniste te Jugosllavisë pas Titos, e PPSH-së pas E.Hoxhës etj. po dhe siç ka përfunduar dhe LDK pas Rugovës, sepse liderët “historikë” të të tilla partive nuk e kanë për gjë që pas tyre le të bëhet qameti si me partinë e tyre e po ashtu dhe me shtetin e me shoqërinë”.

Durrës, 8 Nëntor 2013

Shënim : Dhe a nuk erdhi në këtë gjëndje Partia Demokratike , si një parti me frymë autokratike, e intersave të ngushta klanore e partizane, korruptive e padrejtësie.

Sot, ashtu  si gjithmonë, për shqiptarët janë jetike marrëdhëniet me SHBA-të. Në këtë prizëm e këndvështrim duhen parë interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve dhe prandaj duhen parë e vlerësuar gjithmonë SHBA-të.

PD-në dhe Bashën, SHBA  i konsiderojnë partner të besueshëm e serioz dhe jo korrupsionin dhe as ata të cilët SHBA i shpall “non grata”.

Në këtë linjë me SHBA janë edhe BE.

Problemi i Partisë Demokratike ishte Berisha dhe e vjetra, ndërsa Lulzim Basha dhe e reja janë  zgjidhja.

Problemi sot për Shqipërinë janë pushteti dhe keqqeverisja superkorruptive dhe e papërgjegjshme para kombit e Edi Ramës, korrupsioni gjithinstitucional  dhe e gjithë elita politike e vjetër, ndërsa  zgjidhja e ndarja me të shkuarën,pra zgjidhja ishte dhe është Basha, demokracia, aleanca me SHBA  dhe elita politike e re.