Home Politike Foltorja e rradhës e ish-Kryeministrit Berisha ndalet sot në Bilisht

Foltorja e rradhës e ish-Kryeministrit Berisha ndalet sot në Bilisht

Ish-Kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë sot Foltoren e tij të radhës me përkrahësit e tij, teksa do të takohet me demokratët e qytetit të Bilishtit. Takimi do të mbahet në orën 17:00 në Qendrën e Kulturës së Bilishtit.

Ky takim është në vazhdën e takimeve që ish-kryedemokrati po organizon në disa qytete të vendit, për “një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Kutjojmë që, ka mbetur edhe 1 javë nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike që Sali Berisha ka paralajmëruar se do të mbahet më 11 Dhjetor.