Home Histori Flet Majlinda Treska Isufi e bija e ish-Gjeneralit, Bejto Isufi: Tek filmi...

Flet Majlinda Treska Isufi e bija e ish-Gjeneralit, Bejto Isufi: Tek filmi “Guna përmbi tela” babai im ka qenë si konsulent ushtrakak i Muharem Fejzos

Nga Albert Z. ZHOLI

-Si u lidh babai im me Hysni Kapon dhe Kadri Hazbiun?

– Në monizëm babai ishte kryetar komisioni që shkruan historinë e BR 5, këtë ja caktoi Hysni Kapo dhe Shefqet Peçi.

-Në vitet 1985-90 isha si mjeke në ambsadën shqiptare në Beograd. Na survejonin në çdo orë.

– E kishim të ndaluar të shoqëroheshim me serbët. Ishte koha e Milosheviçit dhe në Beograd kishte shumë lëvizje diplomatike.

– Edhe vetë serbët nuk bënin shoqëri me ne; nëse i shikonin i hiqnin nga puna.

– Mua serbët që më njihnin më quanin spiune, pasi e mësova shumë mirë gjuhën njëlloj si serbët. -Ata më thoshin se e ke mësuar që në Shqipëri që të bësh rolin e spiunes.

-15 prill 1979. Ditëlindja e babait. Atë ditë që do të martohesha dasma nuk u bë pasi babanë e quajtën trockist.

-Si e shpëtoi Sulo Gradeci babanë nga internimi pas dështimit të stërvitjes të Brigadës së parë Sulmuese.

Bejto Isufi (Osmanaj), lindi më 15 prill të vitit 1927 në fshatin Mavrovë, 16 km në lindje të qytetit të Vlorës drejt luginës së Shushicës nga një familje e pasur e me tradita të veçanta patriotike. Bejto ishte djali i madh i patriotit dhe luftëtarit Isuf Rustemi Mavrova (Osmanaj). Ai i kreu studimet në shkollën tregtare të Vlorës ku dhe u njoh me një brez të tërë patriotësh dhe luftëtarësh si Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, Arif Hasko Memaj etj. Në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Bejto Isufi u inkuadrua si zëvëndëskomisar në batalionin e V-të të Brigada e V-të Sulmuese të Frontit Antifashist Nacional Çlirimtar që kryen luftime që nga Qarku i Jugut të Shqipërisë deri në Vishegrad të Bosnje-Hercegovinës, duke përfshirë edhe Kosovën, për çlirimin e tokave shqiptare në Jugosllavi nga okupatorët gjermanë. Pas çlirimit vajti për studime në Akademinë Ushtarake “Xherxhinski” të Moskës ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Pas kthimit në atdhe u caktua në detyra të larta ushtarake, si Komandant i Artilerisë Kundra-ajrore dhe i Aviacionit, Komandant i Garnizonit të Tiranës etj. Në vitin 1974 drejtoi paradën ushtarake me rastin e 30-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, paradë që për nga madhështia dhe disiplina kujtohet edhe sot nga bashkëkohësit e tij. Ai ka lënë shumë shkrime dhe studime mbi artin e luftës. Bejto Isufi ndërroi jetë në vitin 1995.

-Flitet shumë për babanë tuaj. Nga shumë kujtime çfarë do të veçoje për të?

Babai im ka lindur në Vlorë në 1927 në një familje të pasur. Ishte shumë atdhetar. Unë nuk mund ta fus tek komunistët e jashtzakonshëm, por tek atdhetarët e jashtzakonshëm që këtë atdhedashuri e mbolli tek unë. Gjyshi im Isuf Rustemi Mavrova (Osmanaj) ka qenë pjesëtar i Luftës së Vlorës  dhe në ngritjen e flamurit të Vlorë. Në vitin 1920 gjyshi ka luftuar me Selam Musanë. Shumë kohë Selam Musai ka jetuar në shtëpinë tonë. Gjyshi Isuf Mavrova mori dy plagë në luftën e 1920 një në kokë dhe një në gjoks, por shpëtoi. Gjyshi ka marrë dy dekorata “Urdhëri Skënderbeu” për trimërinë. Një në sistemin monist dhe një nga ish-Presidenti Meta. Tek filmi “Guna përmbi tela” babai im ka qenë si konsulent ushtrakak i Muharem Fejzos; si ushtarak edhe sepse babai i tij ishte pjesë e kësaj lufte ku u plagos dy herë. Në vitin 1939 babai ishte në Shkollën Tregtare dhe u lidh me lëvizjen komuniste sidomos u lidh me Hysni Kapon, por edhe me  Kadri Hazbiun. Më vonë u lidh edhe me Shefqet Peçin. Hysni Kapo mendoi  të ngrinte Çetën plakë të Vlorës. Hysniu takoi gjyshin dhe i tha që në inagurim të jeni ju si organizator; të jesh aty mbi kalë që të mobilizosh njerëzit me autoritetin tuaj. Por gjyshi ishte i sëmurë në mushkari. Ndaj i thotë gjyshi merr djalin tim. Po të jap këtë plumb dhe i thotë: Nëse djali im tradhëton atdheun këtë plumb futja në lule të ballit. Nëse është patriot atëhere mbroje dhe mbështete. Babai u fut në radhët e Br 5 S. Në monizëm babai ishte kryetar komisioni, që shkruan historinë e BR 5, këtë ja caktoi Hysnui dhe Shefqet Peçi. Kjo ishte përgjegjësi. Njëkohësisht ishte mbështetës në këtë nismë edhe Reis Malile. Për këtë situatë babai ka dorëshkrime rreth 1000 faqe, Ai mbante shënime për çdo gjë. Kur ishte 17 vjeç u largua nga shkolla Tregëtare  dhe u inkuadrua në Br 5 dhe luftoi jo vetëm për çlirimin e Shqipërisë, por edhe të Jugosllavisë deri në Sanxhak.

-Si e quante babai juaj luftën Nacional Çlirimtare?

Këtë luftë babai e quante luftën më heroike të popullit shqiptar që jo vetëm çliruan atdheun e vet, por shkuan deri në Jugosllavi. Kur shkuan në Gjakovë partizanët tanë ishin veshur me rrobat angleze, që i kishin falur aleatët. Kur i panë me ato rroba në Gjakovë, gjakovarët menduan se ishin partizanë rus dhe nuk donin t’i mbështesnin. Nuk i pritën. Babai del me flamurin shqiptar në mes të Gjakovës dhe e valvit në sheshin kryesor. Gjakovarët e pyesin: Ju jeni shqiptarë? Po i thotë babai. Kemi ardhur nga Shqipëria për t’ju çliruar. Në fillim s’donin ta linin babanë të dilte me flamur se ishte i ri, kishin frikë se mos e vrisnin. Por babai doli dhe rezultati u dha. Gjakovarët kur morën vesh se ishin partizanë shqiptarë u përqafuan dhe i morën në shtëpi.

-Çfarë ju tha babai për situatën në Kosovë?

Kur u ambientuan babai shprehu konsderata të mëdha, madje ai më ka thënë se kosovarët janë më patriot se ne në Shqipëri pasi kanë vuajtur shumë nën regjimin serb. Babai theksonte vazhdimisht se tokat shqiptare janë tej Malit të Zi dhe e admironte shumë historinë e trevave shqiptare në veri. Bashkëshorti im Ylli Treska ka qenë zv ambassador për Tregëtinë në vitet 1985-90 në Beograd. Kjo detyrë me përgjegjësi ju dha në një situatë të vështirë. Kur bashkëshorti më tha për këtë detyrë u stepa. Në këtë moment i them babait se s’dua të shkoj në Beograd se s’më pëlqen ai vend pasi dëgjoj se po vrasin kosovarët. Ai më thotë se shko mëso të vërtetën deri në Beograd. Duhet ta dish se deri aty afër fshatrat rrugës janë shqiptarë. Unë habitesha për dijet e yij.  Babi im ka qenë në shkollë në Moskë me Ramiz Alinë, për studime në Akademinë Ushtarake “Xherxhinski” të Moskës ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Më tregonte se pasdite në shkollë u thoshin se çfarë doni të mësoni. Babai ishte i dhënë pas historisë dhe gjeografisë. Aty në bibliotekat e Moskës ka gjetur shumë gjëra për Shqipërinë dhe Kosovën. Aty gjeti shumë harta të veçanta për Shqipërinë që nuk gjendeshin këtu madje as që njiheshin fare. Në ato harta tregoheshin territoret e vjetra shqiptare. Kur mbaroi studimet babai solli shumë informacione, që mua më befasonin. Të kthehemi te ambasada në Beograd. Vendosa të shkoja. Unë në ambasadë isha si doktoreshë e ambasadës burri në punën e tij si zv ambassador për Tregëtinë. Burri mbulonte 35 shtete për tregëti nga Beogradi meqenëse ato vende nuk kishin ambasada në Shqipëri. Në fillim kisha mëdyshje se si do rrija në Beograd. Gjuhën e mësova shumë shpejt. E kishim të ndaluar të shoqëroheshim me serbët. Ishte koha e Milosheviçit dhe në Beograd kishte shumë lëvizje diplomatike. Edhe vetë serbët nuk bënin shoqëri me ne nëse i shikonin i hiqnin nga puna. Ne rrinim në kodrën e diplomatëve ku ishim të kontrolluar. Në atë lagje ishte dhe varri I Titos. Mua serbët që më njihnin më quanin spiune pasi e mësova shumë mirë gjuhën njëlloj si serbët. Ata më thoshin se e ke mësuar që në Shqipëri që të bësh rolin e spiunes.

-Flitet se babai juaj u dënua pas stërvitjes në gjurmë të Brigadës së I S. Si ishte e vërteta?

Në vitin 1979 pati përplasje me udhëheqësit për Lojën ushtarake  që u bë në vitin e fund janarit 1979 që do fillonte në Tiranë dhe kulmonte në Bizë të Martaneshit. Pra ishin stërvitje ushtarake në gjurmë të Br I.S. Këtë lojë e drejtonte Mehmet Shehu. Kryeministri, që në atë kohë ishte dhe ministër i Mbrojtjes, kishte vendosur që Brigada e Parë duhej të bënte një stërvitje e kompletuar me të gjithë efektivin e saj, (si në një rast të vërtetë lufte), por dukej se shtabi i kësaj njësie dhe vetë Grupimi i Tiranës prisnin më tepër udhëzime. Brigada e Parë e Këmbësorisë, ose siç njihej ndryshe Reparti 1105 ishte vazhduese e Brigadës së Parë Sulmuese, të krijuar në 15 gusht 1943 në Vithkuq të Korçës. Edhe pse kishin kaluar vite, efektivi i saj jetonte me imazhin e lavdishëm. Kuadrot që shërbenin në këtë brigadë, ecnin më shpejt në karrierën ushtarake. Ishte një ndër brigadat më të kompletuara të ushtrisë, tek e cila zhvilloheshin mjaft stërvitje treguese dhe eksperimentale në shkallë ushtrie. Detyra e parë kryesore e brigadës, ishte mbrojtja e kryeqytetit, kryesisht nga desanti ajror dhe detyra e dytë e saj, si rezervë e Komandës së Përgjithshme, të ishte e gatshme të vepronte në ndihmë të njësive operative, që vepronin në drejtim të bregdetit, apo në kufirin verilindor. Në fund të viteve ‘70 ushtria shqiptare ishte e përbërë nga 9 korpuse dhe 2 grupime: ai i Tiranës dhe Elbasanit. Për nga rëndësia, Grupimi i Tiranës ishte i pari, për më tepër kur në përbërje të tij ishin mbi 20 njësi të fuqishme të ushtrisë shqiptare, të cilat ishin të vendosura jo vetëm në Tiranë, por shtriheshin dhe në Laç, Mirditë e në Vaun e Dejës. “Veçanërisht, nga viti 1975-1978, pas asgjësimit të grupit “puçist” në ushtri, Mehmet Shehu, në atë kohë kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes, ndoqi nga afër stërvitjet treguese. Urdhri për të zhvilluar një stërvitje të madhe ushtarake si kjo, nuk dha rezultatet e pritura dhe për më tepër, në vend të forconte pozitat e kryeministrit do të kthehej në një bumerang që do t’i përdorej kundër tij. Pra ngjarja në ato ditë të ftohta janari, e cila kulmoi në Bizë të Martaneshit, kur ushtarë e rezervistë të paorganizuar, rendnin gati në panik drejt shtëpive të tyre në Tiranë bëri bujë në Shqipëri. Babai, Bejto Isufi, në atë kohë ishte komandanti i Grupimit të Tiranës. Kjo ngjarje ku vdiqën 4 rezervistë ngjalli reagim. Enver Hoxha e mori seriozisht. Në shtëpinë tonë ra heshtje. Babi më tha më vonë se një nga problemet e stërvitjes ishte se trupat nuk veshën rrobat dimërore, që kishin sjellë nga Kina. Ato rroba ishin të ngrohta dhe lehtësonin shumë ngrohjen e trupit. Kjo tregoi se diçka kishte brenda radhëve të ushtrisë.  Kishte dhe një frymë kundër kuadrove ushtarakë të jugut pasi deri dje cilësoheshin më të aftë për drejtim në ushtri. Babai kishte miqësi me Mehmet Shehun pasi ai e donte dhe e vlerësonte si strateg ushtarak. Madje e pyeste disa herë për problemet ushtarake. Ndaj dhe këtë lojë manovër  nuk po gjendej arsyeja kryesore e dështimit. Byroja Politike në atë kohë ishte e përçarë. Pas kësaj stërvitje, që nuk përfundoi me sukes babanë e quajtën trockist.

Pse?

Pasi babai im për krahu tezën se fshatarët duhet të jenë në front të parë kryesor. Pas kësaj stërvitje babanë e bënë kandidat partie. Nga detyra nuk e lëvizën. Unë ato ditë  do martohesha dhe në këtë situatë nuk e bëmë dasmën. Bëmë një dasmë brenda shtëpisë. Nuk e bëmë në lokal. Ishte gëzimi parë për babanë se isha fëmija më i madh. 15 prill ditlindja e babait po atë ditë që të martohesha dhe nuk u bë dasma. Nuk u bë se do thoshin u përjashtove nga partia dhe bën dasmë. Pas këtyrte ditëve babai pësoi infakt dhe shpëtoi për qime. Shokët e babait e përkrahën Kadriu dhe Memeti dërguan sekretarët e tyre për të dhënë një shpresë. Unë isha sekretare e rinisë së Universitetit të Mjekësisë. Babai ishte një nga gjeneralët më të suksesshëm në atë kohë.

Kush u dënua atë kohë?

Të paktën 10 oficerë i kaluan gjyqit ushtarak dhe u dënuan me burgim, ndërsa 10 të tjerë u transferuan në detyra më të ulëta. U dënua për agjitacion e propagandë, shefi i Mbrojtjes Kundërajrore të Brigadës së Parë, Sabri Mahmutaj. U lëvizën e shkarkuan: Petrit Vërlaci (Ramizi), drejtor i Përgatitjes Ushtarake të Ushtrisë, Bejto Isufi, komandanti i Grupimit të Tiranës, Bajram Sadiku, sekretar i Komitetit të Partisë të Grupimit, Bekim Duka, Latif Zoto etj… Në vitin 1985 doli në pension në msohën 55 vjeç. Por punonte si pedagog i jashtëm në Akademi.

Sa ndikoi tek ju shkarkimi i babait?

Ne për disa kohë na quajtën familje armiku. Na shikonin me përçmim. Madje aludohej se kishim ndërmënd të bënim puç ushtarak. Ne prisnim të na internonin, por jo. Babai im në luftë kishte të afërt Sulo Gradecin. Më vonë Sulua kaloi roje personale i Enverit. Dhe nëse babai nuk u internua ishte fjala që i ka thënë Sulo Gradeci Enverit se Bejto është patriot i madh. Ndoshta dhe Manush Myftiu ka ndikuar se ai e donte babanë.

Kush ishin miqtë e ngushtë të babait?

Shok të ngushtë kishte  Sotir Filto, Sul Domin, Sejdin Avdia, Bajram Gjata, Rrahman Perllaku, Hito çako, Ramohiton, Gjinushin, me të cilët kishte mbaruar shkollën. Shokë si vëlla kishte Niko Hoxhën i ciki u vra aksidentalisht. Një miqësi që në luftë kishte me Reis Malilen.

Çfarë ndodhi me babanë pas këtij momenti? Po me ju?

Pas stërvitjes ushtarake babanë e shikonin me dyshim mbasi e mendonin se mund të bënte puç shteti. Babai kishte vënë re se atë e ruanin ditë natë se ku shkonte. Pas këtij ai u largua nga shoqëria dhe rrinte vetëm me familjarët. Edhe ne po stresohehsim. Dukeshim sit ë mbyllur në burg Brenda shtëpisë.

-Kur u dënua babai ku ishit me punë?

Isha në poliklinikën Nr 1 rr Elbasanit. Burri ishte drejtor i metal-importit në Tregëtinë e Jashtme. Ne nuk na ngacmuan me thënë të drejtën. Bashkëshorti më parë ishte nëndrejtor i hidrocentralit të Fierzës për 11 vjet. Shokët dhe shoqet në ato momente nuk më flsinin dhe më shikonin shtrembër. Ishte një situatë e vështirë. Unë isha mësuar me miqësi dhe kjo situatë më dukej e pakëndshme. Por pas 6 muajsh babai u fut sërish në parti dhe ne u rehabilituam.

Kur ka qenë dita më e bukur për babanë? Përse e akuzuan babanë?

Parada e 1974 në 19 nëntor (30 vjetori Çlirimit). Babai paraqiti forcën Enverit dhe organizoi paradën. Kjo paradë duhej të ishte madhështore, pasi ishte koha kur u dënuan grupi puçist i Beqir Ballukut, Hito Çakos. Enveri kishte thënë që kjo paradë duhej të ishte shumë e madhe të tregonim forcën para botës dhe para gjithë kombit shqiptar. Ajo paradë doli madhëshore. Ushtria atë kohë shihej prioritare pasi ishim mes armiqve. Të shërbeje në ushtri në atë kohë sihte shumë privilegj. Sidomos ushtarakët e lartë respektoheshin shumë. Edhe vetë Enveri e respektonte në mënyrë të veçantë ushtrinë.

Para se të vdiste çfarë porosish të dha babai?

Ju duket e pabesuehsme. Ai ë dha një porosi paksa absurd për njerëzit. Duhet të çlirosh Kosovën. Si do ta çliroja? Më thoshte që kosovarët janë shumë patriotë. Ata flenë me flamurin e Shqipërisë nën jastëk. Nishi është Njëshi aty ku fillon Shqipëria. Edhe ne erdhëm nga Nishi në Vlorë para 4 brezave. Stërgjyshi jonë pat thënë që ikëm nga Nishi por do shkojmë në Vlorë se ajo është zemra e Shqipërisë dhe shqiptarisë. Ne jemi vlonjat, por jemi shqiptarë jemi nga gjak i pastër nga Nishi dhe pse tani quhemi labër. Port ë ndalemi te porosia e babait…I thashë:- Baba si do ta çliroj unë një mjeke e thjeshtë? Ti e di më tha. Jep ndihmën tënde në çdo situatë. Kosova është plagë e madhe për çdo shqiptar. Porosia e dytë mos harro kurrë Vlorën. Vlora është kryeqyteti real i Shqipërisë. Për tokat tona që kemi në fshat mos tua hanë drekën. Janë tokat tuaja të blera me flori!

 Si e mbajtët amanet porosinë e babait? A ndihmuar sadopak në çlirimin e Kosovës?

Në vitin 1999 në 10 korrik shkova në Kosovë me disa amerikanë UNCR dhe hapa një klinikë për të ndihmuar kosovarët e lënduar gjatë luftës. Kjo ishte Qendra e ndihmës së Kosovarëve. Një e hapëm në Drenicë përballë shtëpisë së Adem Jasharit tjetra në Gjakovë në Çarshinë e Vogël dhe Joshua Qendër (Zoti Shpëton). Pra pas pavarësisë ne donim që të ndihmonim për rehabilitim shumë njerëz që vërtetë kishin nevojë. Ishte koha kur gjithë Kosova ishte mbushur me mina. Për të riparuar dhimbjet e luftës kemi mjekuar 30 mijë luftëtarë të Kosovës u kemi dhënë ndihmë mjekësore, por edhe ushqim, veshmbathje. Ndihma ishte direkte. Vinin ndiohma nga e gjithë bota. Nuk mbanim asnjë lekë, asnjë rezervë, Ato që vinin shpërndaheshin direkt nga personeli i vendeve nga vinin ndihmat si Gjermani, Francë, Itali. Unë isha vetëm udhërrëfyese. Një gjeneral i zjarrfikësve franceze solli 62 ton ndihma. Shumë ndihma i çonim në kisha dhe aty shpërndaheshin. Atëhere ndihmat shkonin në vendin e duhur, pasi s’mora kurrë përsipër të ndaja. Unë shoqëroja ata ndanin. Në Kosovë ndenja 3 vjet dhe u ktheva. Ky është Fondacion Kristian Gjerman. Ne trajtonim gratë e përdhunuara, familjet e përdhunuara dhe fëmijët e përdhunuar me probleme psiqike të theksuara. I mirrte përsipër UNCHR. Kur shëroheshin ata i çonin në familjet e tyre. Habiteshim se çfarë bëhej në atë kohë në atë vend martir. Makina ushtarake e Millosheviçit kishte bërë dëme ta pariparushme në shumë civilë. Njerëzit kishin një stress të paparë. Habitesha se si kishte jetuar ky popull nën atë trysni vrastare. Ne I ndihmonin me lot në sy. Akush nuk e emndonte që në shekullin e 21 të kishte tmerre të tilla lufte në mes të Evropës. Sidomos ngeleshim pa fjalë kur mjekonim fëmijë. Më të pafajshmit dukeshin sikur kishin kaluar nëpër skalione torturash. O zot! Ne çdo fëmijë, grua, burrë apo të moshuar që mjekoja më dukej se çoja në vend amanetin e babit. Sikur zoti donte vetë që unë të isha pjesë në këtë amanet.

Nga vizitat që bëte jashtë shtetit babai, cilat do të veçoje? Kur e ka takuar Çu en Lain babai?

Vizitat në Kinë. Babai ka shkuar 5 herë në Kinë. Më 1963 shkuan për herë të parë për parapërgatitje. Ishte koha kur ishim prishur me Bashkimin Sovjetik dhe I vetmi vend që na ngjallte shpresë ishte Kina e madhe. Ne të gjithë armatimin e kishim rus dhe Kina kishte kopjuar të gjithë aramtimin e tyre. Ndaj lidhja me ta ishte e domosdoshme dhe shumë urgjente. Pra babai kryesisht shkonte në Kinë vetëm për të marrë armatime për furnizimin me armët. Një nga vizitat ishte edhe në vitin 1965. Ishte një vizitë e veçantë pasi në krye të delegacionit ishte Mehmet Shehu. Dihej autoriteti i Mehmet Shehut në atë kohë. Babai fliste rusisht dhe anglisht shumë mirë ndaj e merrnin në shumë vizita jashtë shtetit. Në këtë delegacion të vitit 1965 ishte dhe Beqir Balluku.  Kryesorja në këtë vizitë ishte marrja e armatimit të ri. Por edhe pjesë këmbimi. Pas disa prezantimesh Mehmet Sheu I thotë Çu En Lait kërkesat kryesore. Ato lidheshin me armatimet. Çu en Lai i jep një letër të bardhë Beqirit dhe i thotë: Kërko ç’të duash. Beqiri ia jep babait të shkruajë ato që kishi n bërë në plan se dinte disa gjuhë. Por ja dha babait të bëmte këkresat pasi e njhte shumë mirë ushtrinë dhe kërkesat që kishte ushtria jonë. Çu en Lai i tha mos u kurse. Bëje mirë listën. Babai shkroi aq shumë sa Beqiri u tremb. Çu En Lai e pa stepjesn e Beqirit dhe nënqeshi duke I thënë babait : Vazhdo shkruaj. Atëherë u mor armatimi më i madh. Ai armatim nuk ka ardhë kurrë në asnjë vend të Ballkanit. Me ato armë u bënë të pasur sot politikanët. Por  në atë vizitë të madhe nuk u muarën vetëm armatim por edhe veshje dhe ushqime ushtarake. Pra morën aq paisje që për 7 vjet të mos kishim nevojë për asnjë furnizm: 1965, dhe 1970. Madje Çu en Lai kërkoi që Bejton ta sillnin në Pekin për këshilltar ushtarak për Ballkanin, por nuk e la Hysniu.  Kjo kërkesë erdhi pas Kina kishte shumë nevojë në Ballkan. Donte ta njihte pasi shikonte interesa të së nesërmes. Kishte plane strategjike. Çu En Lai e kishte njohur mirë babanë në biseda ndaj dhe këkroi që ta kishte këshilltar ushtarak për Ballkanin. Në këtë vizitë delegacioni shqiptar takoi edhe Mao Ce Dunin. Ishte një takim I rrallë. Në fund të takimit u bënë dhe foto. Këtë foto me Mao ce Dunin na e sollën në shtëpi me zarf. U çu ditëm. Kurrë nuk e besonim një gjë të tillë të vinte zarfi nga Kina në shtëpinë tonë në Tiranë.

-Po në takimet e tjera çfarë ju ka thënë babi për Çu En Lain?

Babi kishte shumë respect për të. Ai më thoshte se ishte një mik I madh I shqiptarëve. Ishte dora e tij që tek ne erdhën aq shumë ndihma. Vetë ushtarakët kinezë habiteshin me ndihmat ushtarake që vinin në Shqiëpri. Ata e njihnin vendin tonë dhe mbeteshin të emocionuar që një vend kaq i vogël të kishte një armatim kaq të madh.

-Po kur kishim marrëdhënie të mira me ish-BS, me cilët ushëhqës të asaj kohe ka patur Bejto Isufi takime?

Babai ka marër pjesë në të gjitha delegacionet ushtarake sovjetike që vinin në vendin tonë. Babai ka qenë në vdekjen e Stalinit në ardhjen e Zhukovit dhe Hrushovit pasi njihte mirë rusishten. Atë e mirrnin si përkthyes por edhe si njohës shumë të mirë të artit ushtarak. Madje kur erdhi unë i kam dhënë lule Çu En Lait.

Në mbledhjen e 81 partive Mehmeti i dha detyra sekrete kur iku në Moskë.  Pra inidirekt i besoi ushtrinë dhe i dha dhe detyra konkrete se si do veprohej nëse do ishte në rrezik jeta e Enverit në Moskë. Ishin situate shumë të ndërlikuara dhe me shumë përgjegjësi. Më shumë babai rinte në reaprt se në shtëpi pasi kishte shumë gadishmëri ushtarake. Mbledhja e 81 partive kishte sjellë shumë stress në ardhët e ushtrisë. Babai atë kohë rrinte shumë i menduar. Ne ishim pjesë e Traktatit të Varshavës dhe thuheshin shumë gjëra nëse ne do dilnim nga ky Traktat ndaj dhe mbledhja e Moskës kishte rëndësi të madhe. Pastaj ndodhën shumë ngjarje në ushtri deri sa erdhi dhe koha e heqjes së gradave. Këtë situatë e vuajtën të gjithë ushtarakët. Heqja e gradave solli shumë pakënaqësi në radhët e ushtarakëve të lartë. Me uniform të njëtë nuk dalloheshin nga njeri-tjetri. Këto gabime sollën shumë trazira më vonë.

Si e priti babai vdekjen e Mehmet Shehut?

E përjetoi shumë keq. Ai e kishte mik pasi Mehmeti I besonte shumë. Në çdo lojë ai do mirret mendimin e babait. Kjo ishte dhe pjesa që kur ndodhi kalimi në kandidat partie Mehmeti ju gjend pranë. Për Mehmetin janë folur shumë por babai më tha se nuk e besonte se mun d të ishte tradhëtar. Atë kohë u pushkatuan shumë ushtarakë të lartë. Shumica kishin luftuar apo ishin nga dyer patriotike. Por sistemi ishte i tillë që pot ë dyshohej diçka punët nuk shkonin mirë. Babai deri në fund të jetës mbeti një patriot i flaktë, një respaktuar i ligjit.

Previous articleRama në Elbasan, sulmon Berishën dhe Metën: Njëri non-grata, tjetri ‘Likja i Floririt’! Boçi, ‘Luluçi’ që gënjen më shumë se Lul Basha
Next article“Fitorja” e Berishës si nekrofil në politikën shqiptare