Home Bota Flasifikonte pasaporta dhe karta ID! Kërkohej prej 2012-ës, arrestohet shqiptari në Itali

Flasifikonte pasaporta dhe karta ID! Kërkohej prej 2012-ës, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar është vënë në pranga në zonën e Tavianos. Personi ende i paidentifikuar ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi në Shqipëri, në periudhën 2010-2012, kishte falsifikuar formularët e aplikimit për lëshimin e pasaportave dhe kartave të identitetit, shkruajnë mediat italiane.

I arrestuari u dërgua direkt në burg dhe është në pritje të gjykimit e ndoshta edhe ekstradimit drejt Shqipërisë.