Home Kronika Flakët përhapen dhe rrezikojnë fshatin turistik Katund i Vjetër, në Fushë-Krujë digjen...

Flakët përhapen dhe rrezikojnë fshatin turistik Katund i Vjetër, në Fushë-Krujë digjen 10 dynym tokë, përfshirë ullishte

Fshati turistik Katundi i Vjetër në Mirditë po rrezikohet nga flakët. Zjarri që ka rënë në Lalm-Lukaj po përhapet në drejtim të Katundit të Ri.

Prej disa orësh një kodër është duke u djegur dhe nga flakët rrezikojnë edhe banesat pranë saj.

Është kërkuar që të ndërhyet nga ajri, ndërsa zjarrfikësit dhe forcat e tjera po punojnë për të neutralizuar flakët që prej mëngjesit të sotëm.

Një sipërfaqe me ullinj është djegur edhe në Fushë Krujë. Deri tani raportohet për rreth 10 dynym tokë të shkrumbuar.