Ditën e sotme qarkulloi lajmi se Spitali i Sarandës është përfshirë nga flakët. Ndërkaq ka ardhur një reagim nga Spitali i Sarandës ku shkruhet se u bë izolimi i menjëhershëm i defektit.
Reagon Spitali i Sarandës
“Duke u nisur nga lajmi i publikuar në media se ka rënë zjarr në Spitalin Bashkiak Sarandë, sqarojmë se: Në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm u konstatua tym në pajisjen UPS të pajisjes mjekësore Scaner. Menjëherë u njoftua shërbimi zjarrfikës dhe ai i Policisë së shtetit duke bërë të mundur izolimin e menjëhershëm defektit. Spitali Bashkiak Sarandë bën me dije se nuk ka pasur zjarr apo dëmë ne pajisje të tjetra. Duke i siguruar qytetarët se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, Spitali Bashkiak Sarandë vijon punën normalisht në shërbim të qytetarëve”