Home Bota Flakadanë e shkopa drejt KFOR-it, dalin PAMJET nga sulmi i serbëve në...

Flakadanë e shkopa drejt KFOR-it, dalin PAMJET nga sulmi i serbëve në protestën e djeshme

– Flakadanë, lëndë plasëse e mjete të forta, si shkopa gome e gurë këto janë pamjet që vijnë nga sulmi i serbëve ndaj ushtarëve të KFOR gjatë protestës së dhunshme që u zhvillua gjatë ditës së djeshme.

Si pasojë e dhunës nga protestuesit serbë 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan, ndërkaq  u sulmuan edhe ekipet e mediave. Gjithashtu, protestuesit dogjën dhe sulmuan makinat e mediave.

Protesta ishte e dhunshme dhe u dënua nga BE, NATO, SHBA, Britani e Madhe, Franca e Zvicra.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

Previous articleBota Vuçiç pas takimit me ambasadorët e QUINT-it: Lëvizjet e Prishtinës çojnë në dhunë kundër komunitetit serb
Next articleNuredin Dumani shoqërohet në GJKKO, sot do dëshmojë