Prestigjozja Financial Times ngre alarmin e rrezikut të lulëzimit të një tregu piramidal siç është ai “cripto”, duke e krahasuar atë me skemat e ’97.
Artikulli vjen si një paralajmërim për autoritetet që të ndërhyjnë në kohë, pasi dihet që në Shqipëri, “ekspertët” e ekonomisë sonë e kuptuan rrezikun e piramidave financiare të ’97, pak ditë pas marangozëve dhe fermerëve.
Megjithëse, bëhet fjalë për një rrezik botëror, Shqipëria merret si shembull i krijimit të një modeli, pasojat e së cilën i dinë të gjithë.
Kriza piramidale e fillim viteve 1990 në Shqipëri ishte aq interesante sa vlen të eksplorohet. Pas luftës së ftohtë, vendi fillimisht pati rritje që u përshkrua si mbresëlënëse nga FMN.
Por bankat e saj në pronësi të shtetit ishin në gjendje të dobët dhe u bllokuan nga kreditë e këqija, duke kufizuar aftësinë e tyre për të vazhduar me lekuiditetet dhe financimin e mëtejshëm të tregut.
Si rezultat, shqiptarët gjithnjë e më shumë u kthyen në banda të tregtarëve të këmbimit valutor dhe bankave informale. Fillimisht, edhe FMN-ja mendoi se kjo skemë do të ndihmonte ekonominë, falë dërgesave nga shqiptarët jashtë vendit.
Sidoqoftë, disa u kthyen në skema piramidale gjigande, që përfundimisht përfshinë mbi gjysmën e 3 milion banorëve të Shqipërisë falë kthimeve të larta që premtuan.
Në kulmin e tyre, vlera nominale e skemave piramidale ishte e barabartë me gjysmën e prodhimit ekonomik vjetor të Shqipërisë. Pasojat i dinë të gjithë. Duke kujtuar Shqipërinë, bota mbarë sot ndodhet para një rreziku nga një skemë piramidale, sipas FT.
“Leksioni shqiptar me rregullatorët financiarë po shton nervozizëm te bota kripto. Shembja e skemave piramidale e fillim viteve 1990 në Shqipëri po nxjerr në pah rreziqet e paralizës rregullatore mbi shpërthimin e kriptomonedhës”, – thuhet mes të tjerash në artikull.(Aranit Muraçi)
Linku i shkrimit të plotë: https://www.ft.com/content/810367e5-e0b1-4221-b303-f3012a177437?fbclid=IwAR2fW4ho2QyqtMxxhg_5k2VziKBWw7Y7gz_TKmsUHenDyWxRx5BxtJkX9I0