Home Aktualitet Finalja e Conference League, Nano: Mos përhapni panik, s’ka shtet-rrethim

Finalja e Conference League, Nano: Mos përhapni panik, s’ka shtet-rrethim

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka sqaruar ditën e sotme se për finalen e Conference League, e cila zhvillohet më 25 Maj, mes Romës dhe Feyenoordit të Roterdamit nuk do të ketë shtetrrethim por vetëm bllokim të disa rrugëve. Kreu i policisë përsëriti se Tirana do të jetë e bllokuar për ata që duan të vijnë në kryeqytet atë ditë, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

Gledis Nano: Data 25 do jetë një ditë feste. Mos të përhapim panik me teori shtetrrethimi. Tirana do jetë e bllokuar për ata që nuk kanë punë të vijnë në kryeqytet. Policia e shtetit ka sugjeruar të bëjë bllokimin e rrugëve.

Pyetje: Mund të ketë përplasje mes dy tifozerive?

Gledis Nano: Masat e marra që tani janë masa që i kanë ndarë që në ardhje të dy tifozeritë. Janë marrë masa si nga policia bashkiake ashtu edhe ajo shtetërore. Është e vërtetë kjo që thoni ju se ka tifozë me tendenca të dhunshme dhe huligane por unë e përmenda më parë, kjo është një ditë feste. Nuk do lejojmë kurrsesi që një pakicë tifozësh nën efektin e pijeve alkoolike dhe adrenalinës të prishin imazhin e vendit tonë.

Data 25 maj eshte caktuar me vendim qeverie dite pushimi zyrtar, por për te gjitha institucionet publike të qarkut te Tiranës. Edhe policia, doli ditë më parë me një plan masash në kuadër të finales së madhe të Conference League.