Ndeshja finale e tenisit mes serbit Novak Gjokoviç dhe spanjollit Carlos Alcarath, morri vëmendjen e shumë të famshmëve, të cilët vendosën të ndiqnin nga afër, shkruan Protothema.
Ndër personazhet e famshëm që ishin në Londër për të ndjekur këtë ndeshje të bujshme ishin Brad Pitt dhe Hugh Jackman me bashkëshorten e tij. Gjithashtu të pranishëm ishin Princi William dhe familja e tij, si dhe Mbreti Felipe i Spanjës.
Në qendër të vëmendjes ishin Daniel Craig dhe gruaja e tij, Rachel Weisz, si dhe tenisti Andy Murray. Ndeshja e bujshme nuk i ka shpëtuar as Ariana Grandes me Andrew Garfield dhe aktorin Tom Hiddleston.