Home Slideri Filip Gjonçi presion maturantëve : Anëtarsohuni në PD. Ja emrat...

Filip Gjonçi presion maturantëve : Anëtarsohuni në PD. Ja emrat e tre mësuesve që terrorizojnë nxënësit

emratSkandali i bërë i ditur një ditë më parë nga gazeta TemA për peresionet që po bëhen në shkolla për anëtarsime dukt se ka marrë përmasa të frikshme, ndërsa vetë nxënësit ndihen të terrorizuar edge nga njerëz të panjohur që hyjnë në klasa në emër të PD-së. Pas gjimnazit Hysen Cela dhe Gjergj Kastrioti, gazeta Bulevard ka zbuluar një tjetër skandal në shkollën Jan Kukzeli ku një mësuese historie me pretekstin e një ore u merrte nëxënësve firmën dhe nr e kartës së identitetit se gjoja do të votonin për dy shokë du imituar procesin e votimit. Stafi pedagogjik është angazhuar për të anëtarësuar nxënësit e shkollave tek Forumi Rinor i Partisë Demokratike. Interesimit të kësaj nisme të mësues së Historisë që sipas informacionëve quhet Tasha, mësuesi kujdestar nuk ka pasur diejni por ai është shprehur se kjo mund të ëbhet pasi ata janë maturantë dhe ju duhen kartat për kodin e provimëve! Por për ta bërë këtë nuk ishte zgjedhur mësuesi kujdestar. Edhe pse kërkuam ta takonin drejtoreshën ajo preferoi një telefonatë në vesh për të injoruar interesimin, ndërsa mesa duket po shkonte të jepte ndonjë orë mësimi në ndonjë shkollë private. Ajo që bie në sy në të gjithë këtë histori qëndron në faktin se ora e mësimit nuk është zhvilluar dhe firmat që janë orgjinale të nxënësve dhe nr i letërnjoftimit të tyre ka mbetur ende enigmë. Por pas publikimit në gazetën tema të një lajmi që kishte ditë që po ndqiej nga gazeta Bulevard, skandali duket se ka përfshirë të gjithë shkollat, ndërsa bëhen të ditur edge emrat e mësuesve që marrin përsipër të terrorizojnë fëmijët për procesin e votimit deri në idiotësi që nuk i besojnë dhe vetë duke ju thënëse nëse do të jenë test partie të PD , do të kenë lehtësira në provim. Në shkollën Hysen Cela ku drejtoreshë është Ariana Tahiri, dy nga mësueset më active janë ajo e anglishtes Anila Dajlanaj dhe mësuesja Dorina Beqiri, të cilët kanë bërë menaxhimin e procesit duke future madje në shkollë edhe persona që nuk janë as pjesë e trups mësimore po as edhe nxënës. Burime nga drejtoria arsimore janë shprehur se të dyja këto mësuese janë prurje militantesh në këto vende, ndërsa janë shprehur se skandali qëndron te drejtorsha e cila lejon në një process mësimi të hyjnë dhe njerëz të panjohur dhe aq më shumë të bëjnë foto për testë partie për maturantët. Skandali vazhdon edhe te shkolla Gjergj Kastrioti, ku mësusja Silvana Brace i kërkon nxënësve të plotësojnë formularin për tu anëtarsuar në PD. Ajo që është e cuditëshme qëndron në faktin se në këtë shkollë drejtuese është bashkëshortja e Genci Alizotit, njeriu që ka marër pjesë në vjedhje bvotash ndaj PD dhe që tani është prefekt falë një marrveshje me LSI-në. Janë rreth 4000 mijë nëxnës që votojnë për herë të parë në Durrës dhe që janë në mardhenie shkolle. Në këmbim të anëtarësimit në FRPD, maturantëve iu premtohen pikë bonus në provimet e maturës, lehtësira në shkollë si tolerim në mungesa apo favorizim në plotësimin e detyrave. Burime të gazetës thonë se fenomeni po bëhet i frikshëm pasi maturantët kanë nisur që të tërhiqen nga këto gjëra. Skema që po përdoret nga drejtorët e shkollave, që janë militantë të thekur të PD, është që të caktohen 2- 3 mësues për të rekrutuar disa nxënës, të cilët më pas flasin në emër të stafit pedagogjik. Nuk mjafton kjo, por nxënësve u kanë shkruar edhe shefa të grupseksioneve demokrate për t’i detyruar që të plotësojnë formularët. Maturantët thonë se kjo është faza e parë, pasi në fazën e dytë do u jepen edhe 50 mijë lekë për kokë. Maturantët madje denoncojnë mësuesit edhe me emra në shkollat Gjergj Kastrioti dhe Hysen Çela. Faksimilja që ju shihni sot ka të bëjë me shkollën Jan Kukuzeli. Ndërkohë që në numërin tjetër do të bëjmë të ditur se kush është femra që shkon nëpër shkolla duke plotësuar formularë.

Previous articleOKB: Nga sulmet amerikane u vranë qindra fëmijë në Afganistan
Next articleDembelizmi apo debilizmi i PS së Durrësit