Home Aktualitet Fier/ Mbyllet kopshti ku ndërroi jetë në mënyrë ende të paqartë 3...

Fier/ Mbyllet kopshti ku ndërroi jetë në mënyrë ende të paqartë 3 vjeçari

Pak javë më parë opinioni publik u trondit kur në media u publikua lajmi se një 3 vjeçar kishte ndërruar jetë në kopsht. Aludimet për vdekjen e të miturit ishin të shumta ku shpesh u fol për mundësinë e mbytjes me kapuçin e xhupit, ndonëse prindërit e vetë të miturit nuk e pranuan këtë fakt.

Ditën e sotme Ministria e Arsimit ka vendosur të mbyllë këtë institucion duke i hequr liçencën kopshtit në Fier, kërkesë kjo e bërë publikisht nga prindërit e 3-vjeçarit.

Previous article100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri/ Yuri Kim prezanton logon e re që do përdorin dy shtetet: Sëbashku krah për krah
Next articleKosovë/ 2,110 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit