“Un milione di cose da dirti” është kënga me të cilën Ermal Meta u ngjit në skenën e Festivalit të Sanremo 2021 dhe që tani e përcaktuar si kënga me tekstin më poetik të këtij edicioni.
Ndërkohë sipas klasifikimit të përgjithshëm të dy netëve të para, bazuar në votat e publikut, këngëtari kryeson listën me 26 artistë. “I aftë të prekë telat e shpirtit dhe të kontaktit që Meta gjithmonë i ka treguar në diskografinë e tij me hir dhe elegancë, duke përkëdhelur me delikatesë ekstreme vorbullën e emocioneve njerëzore dhe dashuritë e papritura, të mbetura kushedi për sa kohë në pritje”, shkruan Vanity Fair Italia.
Ndërsa Ermali ka rrëfyer për mediet italiane, se këtë këngë e posedonte prej 3 vitesh, por kishte pritur momentin e duhur për ta prezantuar në Sanremo.