Home LifeStyle Festivali i Këngës/ Alban Ramosaj dhe Ronela Hajati publikojnë këngët pjesëmarrëse në...

Festivali i Këngës/ Alban Ramosaj dhe Ronela Hajati publikojnë këngët pjesëmarrëse në garë, a do të jetë njëri prej tyre fituesi?

Akuza, konstatime, mbështetje dhe sigurisht polemika. Këto janë fjalët që shoqërojnë vit pas viti Festivalin e Këngës. Ndërkohë që janë ngritur aludimet e para për moderatorët ku përfshihen emrat e Ardit Gjebreas, Jonida Maliqit, Bora Zemanit, Kelvi Kadillit etj, kanë nisur të publikohen edhe këngët nga këngëtarët pjesmarrës. Megjithatë prej ditësh po diskutohen dy emra si pretend për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision: Alban Ramosaj dhe Ronela Hajati.

Pas fitores në Kënga Magjike Albani rikthehet me një baladë në stilin e tij të veçantë. Përpos zërit unik dhe melodisë që nuk na takon ne t’i gjykojmë kënga ka një tekst pë t’u vlerësuar dhe del nga kornizat e baladave që jemi mësuar të dëgjojmë së fundi. Teksti dhe muzika mbajnë firmën e Ramosajt.

Një tjetër pretende është Ronela Hajati që ndonëse ia ka dalë t’i qëndrojë bensike stilit të saj në një pjesë të këngës ka edhe elementin e surprizës. Edhe në këtë këngë spikat teksti dhe muzika ritmike me nota të muzikës tradicionale shqiptare dhe efekte zanore. Edhe në këtë rast muzika dhe teksti mbajnë firmën e këngëtares.

Të dyja këngët janë nga i njejti produksion dhe të dyja janë në krye të kalsifikimit sa i takon preferencave të publikut për të na përfaqësuar në Eurovision.|Bulevard News|

*Ripublikimi i këtij artikulli mund të bëhet vetëm përmes citmit të autorsisë.