Home Kulture Festivali “Coachella” rikthehet në prill të vitit 2022

Festivali “Coachella” rikthehet në prill të vitit 2022

Festivali më i madh i muzikës me bazë në Kaliforni po rikthehet sërish në 2022 më 15-17 prill dhe 22-24 prill – meqë u anulua dy herë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

“Coachella rikthehet më 15-17 prill dhe 22-24 prill 2022”, thuhet në një njoftim zyrtar.

“Stagecoach” gjithashtu do të rikthehet në pranverën e ardhshme, 29 prill – 1 maj.

Emrat e interpretuesve nuk janë publikuar akoma, por që do jenë ndër yjet më të mëdhenj të muzikës në botë.

Festivali “Coachella”, i themeluar në vitin 1999 dhe mbajtur në Empire Polo Club në Indio, tërheq deri në 125,000 njerëz në ditë.

Këto festivale ishin ndër ngjarjet më të mëdha që u anuluan në prill të vitit 2020 në ditët e para të pandemisë. Ato fillimisht u shtynë për në tetor dhe më pas për në prill të këtij viti.

Marrë parasysh që “Coachella” është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të famshme muzikore të vendit, “Stagecoach” është një festival më i vogël i muzikës country prezantuar nga i njëjti promovues, ‘Goldenvoice’.