Home Aktualitet Festa të varfra në Lezhë/ Çmimet e larta kufizojnë familjet me më...

Festa të varfra në Lezhë/ Çmimet e larta kufizojnë familjet me më pak të ardhura

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka ndikuar ndjeshëm tek qytetarët lezhjanë, të cilët shprehen se këtë vit do të këtë më pak ushqime në tryezat e tyre gjatë natës së ndërrimit të viteve.

E ndërsa i takon gjelit të detit edhe këtë vit do të mungojë në tryeza për shkak të çmimit të papërballueshëm.

“Çdo çmim është dy ose tre fish më shtrenjtë se vjet“- shprehet një qytetar.

“Gjelin e detit nuk kam mundësi me të thënë të drejtën, ca të bëjmë më parë me 30 mijë lekë“- thotë një tjetër

Nga ana tjetër tregtarët shprehen se ka ulje të ndjeshme të kërkesës për blerje edhe pse na ndan vetëm një ditë nga nata e ndërrimit të viteve.

Kjo atmosferë nuk ndjehet në rrugët e qytetit te Lezhës teksa shihen më pak lëvizje qytetarësh për të festuar natën e Vitit të Ri./ Top Channel

Previous articlePakoja e Madhe/ Rama: 20 mijë lekë të reja për ushtarët
Next articleGjyqi për incineratorët, avokatët kërkojnë mbylljen e dosjes: S`gjykohemi dy herë, vendimi u mor në 2018