Home Aktualitet Ferma me kanabis në Drenovicë, shkarkohet drejtori i policisë së Beratit

Ferma me kanabis në Drenovicë, shkarkohet drejtori i policisë së Beratit

Edmond Tarkaj shkarkohet nga posti i drejtorit të Policisë së Beratit, 10 ditë pasi në këtë qark u gjet sera me kanabis, ku ishin të punësuar dhjetëra gra nga veriu i vendit. Në vend të tij emërohet Kastriot Skënderi, deri më tani këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Skënderi, disa vite më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë së Tiranës. Ky është ndryshimi i parë në rarg drejtorësh në Policinë e Shtetit. Në vijim, me firmën e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku pritet të ketë ndryshime të tjera, në kuadër të riorganizimit që struktura do të ketë në të gjitha sektorët.

Previous articleZbardhen detajet: Si ish-bashkëshorti vrau me thikë 37-vjeçaren shqiptare dhe të dashurin e saj 23-vjeç
Next articleMoti i keq, banorët e ish-Kënetës në Durrës: Është shkatërruar çdo gjë