Home Aktualitet Ferdinand Xhaferri: Qytetarët, të axhetuar. Po nuk pate mik, ose fle në...

Ferdinand Xhaferri: Qytetarët, të axhetuar. Po nuk pate mik, ose fle në makinë ose në banesën e pasigurtë

Kreu i PD dega Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka mbajtur një prononcim paraditen e sotme në zonën e njohur si “Fusha e Rërës” në lagjen 18 të qytetit të Durrësit. Xhaferri u shpreh se qeveria po tensionon situatën, ndërkohë që qytetarët ndjehen shumë të axhetuar.

Kreu i PD së Durrësit tha se situata për qytetarët është se po nuk pate mik, do të duhet të flesh ose në makinë ose brenda banesave të pasigurta. Ai i bën thirrje qeverisë se nuk duhet thjesht t’i vlerësojë propozimet e PD, por t’i vendosë në funksion të qytetarit dhe biznesit.

Deklarata e plotë e kreut të PD së Durrësit, Ferdinand Xhaferri

Qeveria, në këtë situatë dramatike, me veprimet dhe mos-veprimet e saj vetëm sa po tensionon situatën duke mos përmbushur as nevojat më minimale të qytetarëve.

Në të vërtetë, i vetmi reagim i qartë i Edi Ramës ishte porosia drejt Këshillit Bashkiak të Durrësit për të emëruar njeriun e Vangjush Dakos në krye të Bashkisë. Dukshëm, mospërputhja e problemeve të qytetarëve me agendën e qeverisë është bërë edhe më evidente. Problemet e qytetarëve lidhen me sigurinë dhe me zgjidhjen që do jepet për banesat e tyre. Problemet e Edi Ramës kanë të bëjnë me fshirjen e cdo prove mbi përgjegjësinë për masakrën urbane në Durrës e Thumanë. Kjo në vetvete është një krim më tepër që duhet proceduar.

Gjatë kësaj periudhe dy javore kemi parë kryeministrin dhe zyrtare të qeverisë që lëvizin jo për të zgjidhur problemet, por thjesht për të bërë propagandë duke dashur të përcjellin mesazhin se ne jemi tek të gjithe, por në fakt nuk janë tek asnjë.

Teksa banorët, në qytet dhe komuna, kanë nevojë të shohin një plan konkret rindërtimi, se si dhe kur do jepet zgjidhje për banesat e tyre, ata po shohin Ramen me foto të futbollisteve juventinë.

Teksa qytetarët kanë nevojë të shohin se po merren masa karshi përgjegjësve të masakrës urbane, po shohin vetëm vendime të cilat garantojnë prishjen në kohë rekord të provave të mundshme.

Qytetarët e banesave të dëmtuara në lagjet 4, 6,11, 17 e 18 janë nën panikun se duan t’ja prishin banesat dhe t’i zhvendosin në periferi. Ata thonë se në zonat e tyre ka interesa për të ndërtuar KCK-ja qeveritare dhe kreu i qeverise duhet ta sqaroje përfundimisht këtë problematikë. 

E gjitha kjo anarshi dhe mungesë organizmimi vjen se për vite e vite është ndërtuar një administratë locale që nuk i ka shërbyer qytetarëve, por sikurse gjithë qyteti e di, interesave të grupeve kriminale. Aktualisht, jemi në një situatë në të cilën qytetari që nuk ka mik ose qëndron në banesen e tij të pasigurtë ose në makinë.

Opozita i ka paraqitur tashme planet e saj për masat qe lehtesojne dhe zgjidhin problemet e qytetareve dhe të biznesit. Qeveria nuk mund te vashdoje më me përqasjen: edhe i vlerson propozimet e opozitës edhe nuk vepron.

|Bulevard News|

Previous articleRuçi letër kryetarëve të parlamenteve të vendeve të BE, SHBA e të Ballkanit: Duam mbështetje edhe për periudhën e rindërtimit
Next articlePse u harrua Kodi Zgjedhor