Home Politike Ferdinand Xhaferraj vizitë në tregun industrial të qytetit: Mezi presim 25 Prillin...

Ferdinand Xhaferraj vizitë në tregun industrial të qytetit: Mezi presim 25 Prillin të shporrim këtë qeveri mbytëse

Kreu i PD të Durrësit Ferdinand Xhaferraj ka realizuar një takim partiak me tregtarët në atë që ndryshe quhet tregu industrial. Xhaferraj është njohur nga afër me problematikat e tyre dhe politikat fiskale që rëndojnë mbi to, ndërsa ka premtuar se ai së bashku me forcën qeverisëse që do të vijë në pushtet do të japë një fytyrë të re këtij tregu ku janë të punësuar rreth 500 vetë. Sipas Xhaferrajt pavarsisht probleme të ndryshme, Bashkia dhe qeveria janë fajtore. Ndërkohë që Xhaferraj është shprehur se tregtarët i kanë thënë se mezi presin 25 prillin të shporrin këtë qeveri hajdute.
“Në treg janë rreth 500 tregtarë të cilët prej vitesh, me djersë e sakrifica, kanë ngritur bizneset e tyre tek të cilat bazohet ekonomia e tyre familjare, e tashmja dhe e ardhmja e fëmijëve të tyre. Pavarsisht se bizneset janë të ndryshme, gjatë aktivitetit të përditshëm me takime me qytetarë e biznese, problemet janë të njejta: neglizhenca e Bashkisë dhe politikat aspak sociale të Qeverisë i kanë bërë durrsakët të duan të largohen një orë e më parë nga qyteti i tyre. Pagat e luftës, të pamjaftueshme për të përmbushur qoftë edhe detyrimet e përmuajshme si qeratë për hapësirën në treg dhe sigurimet shoqërore, u duken si një leukoplast mbi një plagë plumbi: aspak zgjidhje apo lehtësim i mirëfilltë.”, ka thënë Xhaferraj i cili ka shtuar se dërkohë që e gjithë ekonomia e vendit është në recesion dhe konsumi ka rënë ndjeshëm, tregtarët kërkojnë që Qeveria mos t’u bëhet një kosto më shumë. Fatkeqësisht realiteti është se kontakti i vetëm i tyre me Bashkinë e Qeverinë është përmes gjobave. “Vetëm para pak ditësh, shumë prej bizneseve u përmbytën sic ndodh sa herë bien 20 minuta shi në qytet dhe për kostot shtësë si pasojë e infrastrukturës korruptive nuk mban përgjegjësi askush. Ndonëse të rrënuar nga efektet e tërmetit dhe të pandemisë, asnjë qera nuk u është ulur tregtarëve të ndershëm të tregut industrial të cilët njëzëri më thonin: “Mezi presim 25 Prillin të shporrim këtë qeveri mbytëse”, ka thënë ai duke marrë besimin e 500 tregtarëve të tregut industrial, 300 prej të cilëve janë banorë të fshatrave që i takojnë Bashkisë së Durrësit. /Bulevard News

Previous articleCovid-19 nuk kursen as kopshtet e gjimnazet, ja sa të infektuar janë shënuar orët e fundit
Next articleTë dënuar për prostitucion, trafikim njerëzish dhe vjedhje, OFL-ja i dërgon formularin 3 të dënuar