Thirrjes së banorëve të lagjes 17, i është bashkiar edhe kreu i PD së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, i cili kërkoi nga qeveria që banorëve t’u jepet zgjidhje.
“Këtu jemi në lagjen 17 që është shumë e dëmtuar. Ka kaluar më shumë se një muaj dhe qeveria vijon me të njëjtin mekanizëm si këto shtatë vite. Thonë që po ngrënë struktura, janë thjesht propagandë dhe s’po japin zgjidhje. Kemi dhjetra familje që banesa e tyrye, investimi i tyre i jetës është dëmtuar shumë rëndë. Kanë shkuar dhjetra herë në bashki dhe nuk kanë asnjë zgjidhje. Kryeministri tha dikur se zgjidhjen do ta japin kompanitë e ndërtimit, por me çfarë baze ligjore do të bëhet kjo? Diku ndërtuesi nuk është më, diku tjetër është zhdukur, diku ka vështirësi financiare. Si do të zgjidhet ky problem? Nuk jam këtu për të pyetur Ramën se përse e riktheu Vangjush Dakon dhe Arben Ahmetajn apo pse nuk i jep ato 150 milion eurot e tërmetit se këtë e dinë mirë qytetarët e Durrësit. Kam dalur për ti thënë se çfarë duhet të bëjë me këto dhjetra e dhjetra familje që kanë investuar djersën aty”, u shpreh Xhaferaj. /Bulevard News