Home Letersi Fëmijërisht, jo aq fëmijërisht

Fëmijërisht, jo aq fëmijërisht

Nga Ruzhdi Gole

Fëmijërisht : Kukulla sy paqeje, jo aq fëmijërisht :
kukulla motake prej loti, prej balte. Kukulla
rrëzuar majë gishtash, njera çalë- çalë
u rrëzua në përrua, tjetra me u lut
s’mbrriti te kisha. Kryqi la kishën,
shkoi vetë në klasë, gjeti ca
kukulla që flisnin frikshëm,
diku të mjekuara, diku
mbështjellë fashë.

Njera u përpoq të ngrinte gishtin po
s’kishte gisht, edhe pranvera u bë
dimër – ngricë e belbët fëmijsh.
Kukulla tjetër shurdhuar
s’dëgjonte nga veshët
as frymën e saj –
fllad freskët.

Tjetra nuk shihte asgjë përreth, mua s’m’u
duk kukull por bletë, bletë në nektarin e
fëmijërisë, t’i jepja sytë e mi po ata nuk
janë sy fëmijsh.Kukulla tjetër kur fliste
fliste vetëm me gishta … gjuhën ia
kishin mekur sirena dhe bisha ?.

Kukulla fëmijësh, gjysma kukullash në prush
me majat e shqepura, llumëtirë dhe llucë,
llucë e kuqe nga gjaku e perëndimi,
edhe pranvera u bë dimër
tmerrshëm tmerrësisht
nga goja e pagojë :
k r i m i …

Oh, zana e vocërrakë ukrainas qofshi dhe të mitë –
Kur ju në shpirt plagoseni – Fëmijtë e mi plagosen,
Atjoni dhe gjithë fëmijtë,O bletë pa thumba,
mëngjezore me nektarin e fëminisë
së hidhur … jo aq fëmijërisht…