Home Sport Federata: Të mos ekzekutohet himni i Kosovës, ai po fishkëllehet nga tifozët!…

Federata: Të mos ekzekutohet himni i Kosovës, ai po fishkëllehet nga tifozët!…

Ndalimi i ekzekutimit të himnit të Kosovës, para ndeshjeve të kampionatit të basketbollit, u konfirmua nga kryetari i FBK-së, Arben Fetahu në një prononcim për T7.

“Vendosja për intonimin e himnit në ndeshje ka qenë një masë të cilën e kemi filluar këtë vit, edhe atë me qëllimin më të mirë që ta bëjmë mobilizimin e njerëzve rreth asaj që është simobl i shtetit të Kosovës. Megjithatë, duke pasë parasysh gjithë këto reagimet që kemi pasë kohët e fundit, ne nuk do të donim që të shkaktojmë në asnjë moment ndonjë turbulencë apo ndonjë pakënaqësi te njerëzit që janë nëpër palestra.

Andaj, unë besoj fuqishëm që do të marrim një vendim mbi këtë çështje dhe nuk do të kërkojmë intonimin e himnit deri në fund të stinorit, përveç mbase në momentet kur shpallet kampioni apo fituesi i Kupës apo Superkupës, sepse nuk është ideja që të krijojmë çfarëdo trazire, apo pakënaqësie te njerëzit që janë aty”, tha Fetahu.

“>

Previous articleFluksi i ikjeve nga Shqipëria/ Rama: Trendi do balancohet, në pak vite do ketë më shumë kthime shqiptarësh se sa ikje
Next articleFasha 800 kWh/ Rama: Familjet paguajnë vetëm 20% të faturës së tyre, 80% e paguan Qeveria si ‘mburojë’ financiare