Home Aktualitet Fatos Tushe që u prangos nga SPAK dha 70 mijë euro para...

Fatos Tushe që u prangos nga SPAK dha 70 mijë euro para me fajde me 1.5 % në muaj nga kredia që kishte marrë në bankë me interes 5 % në vit

Nga Adriatik Doci 

E pazakontë, por zyrtarët e lartë gjejnë gjithmonë forma nga më të çuditshmet për t’u pasuruar. Ish-ryetari i Baskisë së Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u arrestua disa ditë më parë me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre në disa drejtime, jepte para me fajde nga një kredi që kishte marrë në një bankë të nivelit të dytë. Nëse në bankë kredinë e kishte marrë normë interesi 5 % në vit, një pjesë të parave nga kjo kredi i jepte hua me interes 1.5 në muaj. Në shkurt të vitin 2008, Tushe ka marrë një kredi me vlerë 185 mijë euro në NBG BANK, me afat 20 vjet, me 5 % interes në vit dhe me këst mujor 1 229 euro.

Një vit më pas, Tushe jep me fajde 70 mijë euro me burim pikërisht kredinë 185 mijë euro që kishte marrë një vit më parë. Tushe thotë se ka nënshkruar dy kontrata për dhënien hua me interes 1.5 në muaj të shumës 40 mijë euro në dhjetor të vitit 2009 dhe 30 mijë euro në shkurt të vitit 2010. Në vitin 2011 Tushe deklaron 4.2 mijë euro nga interesat e huasë me interes. Në vitin 2012 deklaron 3 150 euro interesa të huasë. Në vitin 2013 befas ndërpriten të ardhurat nga interesat e huasë, ndërkohë që nuk deklarohet kthimi 70 mijë eurove, shumë të cilën pretendon se ka dhënë hua. Gjithsesi, dhënia e parave me fajde nga individë të palicencuar dhe autorizuar është e ndaluar me ligj dhe përbën vepër penale.

Një pikëpyetje e madhe ngrihet mbi burimin e parave të kryebashkiakut për të shlyer kredinë, të cilën e ka përdorur për të blerë disa pasuri të paluajtshme dhe 70 mijë euro për ta dhënë hua me interes. Tushe duhet të paguajë çdo vit 14 700 euro këstet e kredisë. Të ardhurat e Tushës janë vetëm paga e tij si kryebashkiak dhe paga modeste e bashkëshortes, dieta dhe rimbursim transporti, të cilat në total janë të pamjaftueshme për të shlyer këstet e kredisë. Për shembull, në vitin 2014 të ardhurat vjetore në total të Tushes janë 1.7 milionë lekë, gati se shuma e kësteve të kredisë. Në kushtet kur Tushe thotë se ka paguar 14 700 euro këstet e kredisë, nuk dihet se me çfarë parash i ka mbuluar kryebashkiaku shpenzimet e jetesës.

Dokumenti i dhënies me fajde të parave nga Fatos Tushe, Interesa nga huaja 2011

Fatos Tushe, deklarata e pasurise 2010

SOURCEBulevard News
Previous articleQeveritë po marrin para borxh tek të rinjtë për të paguar të vjetrit
Next articleSi i “shteroi” Amerikës dashuria për Europën