Home Politike Fatos Klosi trondit me deklaratën, tregon çfarë ndodhi në Bulevard 10 vite...

Fatos Klosi trondit me deklaratën, tregon çfarë ndodhi në Bulevard 10 vite më parë: Ja pse u detyrua Sali Berisha të vriste

Për ish-kreun e ShIK, Fatos Klosi 21 janari ishte një skenar i Berishës dhe se donte të bënte të qartë se ai ishte i zoti i këtij vendi. Lidhur me këtë ai shtoi se opinioni i ndërkombëtarëve ka qenë se më e rëndësishme është siguria se demokracia. Në bulevard Klosi tha se mund të ishin vrarë më shumë njerëz por në kohën që është qëlluar turma ishte shpërndarë.

“Kur janë bërë vrasjet unë kam qenë aty, bulevardi ka qenë me çerekun e atyre që ishin më parë. Por në atë kohë bulevardi ishte boshatisur se do ishin vrarë më shumë. Unë them është një skenar i përgatitur.

Opinioni i ndërkombëtarëve ka qenë mbase dhe më përparë se më e rëndësishme është siguria se demokracia. Në atë kohë dhe mua ma kanë thënë më hapër, ne jemi me atë njeri që e bën zap atë popull. Berisha e dinte më mirë se sa mua. Se me siguri ia kanë thënë.

Ai donte ta bënte të qartë se ai ishte i zoti i këtij vendi. Ai u detyrua të vriste se nuk i doli skenari. Por kur u boshatis sheshi se kishte frikën se mund të hynin në kryeministri. Te dera e kullave binjake policia erdhi e rrafti politikanë dhe zyrtarë. Mua smë rrafti njeri. Atëherë filloi të bëhej më e dhunshme policia. Kur policia i la të hypnin mbi gardë u qetësuan. Ne se besuam se ishin vrarë, në darkë mësuam se ishin vrarë. Po bënin një raprezale kot, se skishte asnjë kuptim. Berishës nuk i leverdisin vrasjet”, tha ai.

SOURCEBulevard News
Previous articleKëto 5 shenja tregojnë se mund të keni kaluar koronavirusin pa e kuptuar
Next articleRihapen hetimet për dosjen e 21 Janarit, Artan Hoxha zbulon lëvizjen e rëndësishme: Ja çfarë pritet