Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi u shpreh se Sigurimi ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme. Ai shtoi se nuk ishte rastësor takimi i Ramiz Alisë me Berishën në shtëpinë e Alisë. Sipas Klosit, Berisha u tregua i zoti me të gjitha llojet e prapaskenave.
“Sigurimin e mbante ai shtet. Kur u bë e qartë se do bëhej ndryshimi ata u trembën disa ikën edhe jashtë shtetit dhe u kthyen pas vitit 1997. Sigurimi ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme. Nuk ishte rastësor takimi i Ramiz Alisë me Berishën në shtëpinë e Alisë. Berisha u tregua i zoti me të gjitha llojet e prapaskenave”, tha Klosi për Ora News.