Home Politike Fatmir Mediu tregon lëvizjen e fshehtë të Ramës në zgjedhjet e 25...

Fatmir Mediu tregon lëvizjen e fshehtë të Ramës në zgjedhjet e 25 prillit: Duhet ta ndalojmë…

Kreu i PR Fatmir Mediu duke iu referuar ndryshimeve të Kushtetutës dhe Kodit Elektoral, përdorimit të administratës, lidhjeve korruptive dhe të inkriminuara të kryeministrit të vendi, theksoi se Rama nuk do të ndalet deri në sekondën e fundit për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve dhe për këtë tha ai, opozita së pari duhet të punojë për të garantuar të kundërtën.

“Rama nuk do të ndalet deri në sekondën e fundit për të manipuluar zgjedhjet edhe sikur ta shikojmë me kutinë e votimit në krah. Përballë kësaj opozita duhet të bashkohet në çdo qendër votimi. Detyra e parë e opozitës është garantim i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pavarësisht nga mënyra se si dalim në koalicion apo diferenca që kemi me njëri-tjetrin. Ne nuk mund të ecim me idenë se çfarë do t’i themi Edi Ramës po vodhi zgjedhjet. Ne duhet të organizohemi që të frenojmë që Rama të fusë duart në kutitë e votimit”, tha Mediu për Euro News Albania.

SOURCEbulevard news
Previous articleErdogan vaksinohet kundër Covid, merr dozën kineze të CoronaVac
Next articlePse çiftet e martuara në Japoni flenë të ndarë?