Home Letersi Fatkeqësia është Atdheu im i epërm

Fatkeqësia është Atdheu im i epërm

Nga Ruzhdi Gole

1. Dinak

Për të tashmen tuaj, për të nesërmet 

mençurisht jetoni mbi frikërat tuaja,

mbi dredhi të qeshura plot këllira…

Ende pa u ngritur më shpejt

aty – këtu për ju dhe jo

vetëm për ju sërish

më mënçurisht

G  i j o t i n a…

*

2. Glob Frymor

Globi frymor i njeriut, rreziku i nesërm

i plasaritën e i krisën keqas gjymtyrët

Me paterica Drita, ujëvarat var me

fytin çjerrët, çalamane dalta dhe

pluhuri vrarëlie i vet skulpturës,

Hija me paterica dhe thëllimi

e thika frymë, frikë joshëse,

O Botë gjithë të mbara

kokëprera rënë fikthi

sot dhe nesër po aq

aq të qëmotshme…

*

3. Vojtja me një gisht

Dita vrarëlie rrëngjethur në një torbë,

therrma kërcinjtë dhe thirrmat gjoks,

Rruga shprish’ keqas, vagina e saj

thellë vranët, Vojtja lëpin gisht

tek plehrat jo tek të gjallët.

Dita vrarëlie rrënojash e

dalldish … Gegnisht

këputet gjindja,

ku- ku- qajton

toskërisht…

 

*

4. Sy plot humus (poe-prozë)

 

Shkëmbinjtë shpejt tresin kujtimet, Ujërat dritojnë buzëve gojëdhana

të reja për pyjet veç përmëndësh, Ende Dimri nuk i ka nxjerrë në pah

mirë prej vetes të gjitha adhurimet për shpatullat dhe për këmbët.

 

Dimri, zjarrmi ftohme mund t’jetë  i gjithi…ujërave sipër shkëmbinjve –

Ai afron rreth vetes mollëzat e reja të dëborës fantazi të pastra flirti 

kujtesat e miqësive mbi prehjet, etjen e re për të gjitha  paqtimet…

 

Ujërat dritojnë gojëdhanat më të reja për pyjet veç përmëndësh,

Shkëmbinjtë pa i shkruar kujtimet i tresin ato sy e humus hënë…

*

5. Paqe Perëndimi   (poe-prozë)

 

Koprace dekikat pë t’u zënë me kënd, veç vetes, me të cilën kurrë

nuk pajtohem, Herë me ca dekika zemërgjera pajtohem edhe me

vëllezërit e mi më të shtrenjtë – hilecakët, t’drithshëm dalëboje.

Ata s’gufojnë më vrapimtarë freskët tek fshehin poshtë gjuhën

dhe i përgjumin më thellë pyjet kërcimtarë moçëm e ujërat –

Gjymtyrët e mia plagosen ndjeshëm nga ajri kallëza mbarë

nga kumi tek eci e nga perëndimi vocërrak, vetull’shkruar…

2.

Gjymtyrët e mi…hileqarët. Nën mëngē mbaj asin, po kund

kupëzën e helmit, kryeve thellë ndez th’rrimet e ca xixave

prej vargut marre me u ringjall e pos mos me u çmënd –

Vllaznitë nuk më lënë kurrë vetëm ndonëse edhe ata

pak nga pak nga larg më afër më tundin mua gishtin     

kur unë ca dekika pajtohem shpejt me perëndimin

i cili veç nesër do të më rrëmbejë butë e më butë

të gjithin … dhe unë nuk do e mbaj mnie mënd…

Unë flas me Zotin me leje e pa letër, me termometër flas sot me Zotin,
Rrallë shihemi po shpesh
ne jemi më të ngeshëm
t’i afrohemi njeri-tjetrit,
t’i vidhemi shpejt lotit.

Zoti, për vete, ka shkuar të pushojë tek dashnitë, atje shpejt mbarsen trandafilojnë hiletë e reja t’flakës, Zoti më çon një recetë farmacie
me gjarpër dhe me bimë, diku
karajfilin vetullhollë të Natës.

Fatkeqësia është Atdheu im i epërm
prej dashnive të rrufeshme qëmoti,
Unë flas me Zotin pa shenja, pa
shkelme dhe do vdes pa Zotin.

 

Previous articleBeteja në KZAZ, Kulluri: Zgjedhjet brenda PD mund të digjen, “Rithemelimi” ka humbur pikë
Next articleDështon marrëveshja mes dy grupimeve të PD-së për kandidat të përbashkët në Durrës