Home Sport Fati i Matrit e Quagliarellas varet nga Lopez

Fati i Matrit e Quagliarellas varet nga Lopez

largea_lisandro1359366964Sipas mediave italiane, nëse Juventusi do të arrinte të sillte në Torino sulmuesin e Lyon, Lisandro Lopez, atëherë nga skuadra do të largohej Matri ose Quagliarella, i cili ndiqet nga Fiorentina. Për sezonin e ri, Juve po përgatitet të ndërtojë një sulm të përbërë nga Vucinic, Giovinco, Llorente, Lopez dhe ylli i Fiorentinës, Jovetic, në krye të listës së dëshirave.

Për këtë arsye, Juve dëshiron që Quagliarella të shkojë te Fiorentina, në mënyrë që të mbyllë marrëdhëniet e acaruara gjatë merkatos së verës së kaluar për çështjen Berbatov. Normalisht tratativat vijojnë të jenë në pritje të zhvillimeve nga Lyoni.

Previous articleMaskerano: Koha e duhur për t’u përballur me Realin
Next articleSHBA: Obama, Clinton – intervistë e përbashkët