Home Kronika Fati i Ervis Martinajt, eksperti i kriminalistikës: Në lojë dinjiteti i shtetit!...

Fati i Ervis Martinajt, eksperti i kriminalistikës: Në lojë dinjiteti i shtetit! Fond i posaçëm për grup elitar hetuesish ose të huaj për të zbardhur zhdukjen e tij

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi ka deklaruar se kontrollet e policisë në vilën e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj ishin të vonuara dhe se në njëfarë mënyre tregonin sikur ai është eleminuar dhe se autoritetet po merren më shumë me klanin e viktimës sesa me autorin.

Në një intervistë për Report TV në studion e emisionit ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ me gazetarin Andi Kapxhiu, eksperti tha se nëse policia ka zbuluar një përgjim ku dyshohet të jetë zëri i Ervis Martinajt, atëherë duhej që të krahasohej me një tjetër përgjim ku policia e ka zërin e të shumëkërkuarit dhe të dilet në një përfundim.

“Gjëja që më bëri pështypje dje ishte fakti që u kapën municione, automatikë që nuk janë armë kualitative, prodhim kinez. I bie ose të ketë qenë maniak armatimi. Të thuash se ishte një njeri që merrej me shitje fishekësh, edhe kjo nuk të bind. Janë veprime të vonuara të policisë. Nëse e shohim me sy kritik, e kam thënë se nëse Ervis Martinaj është viktimë më tepër duhet të merremi me autorin dhe jo me klanin e viktimës. Duket sikur ai është eleminuar dhe gjërat po serviren hap pas hapi. Ose flitet për një përgjim të hapur, profesionalisht mund të them që nëse është kapur ai përgjimi që thonë, jam i sigurt se Ervis Martinaj ka qenë diku aty. Nuk i ndalon njeri të krahasojnë zërin dhe mund të dalin me deklaratën që Ervis Martinaj është gjallë. Nuk është nevoja të shkojnë forcat aty. Duhet të ketë të njëjtin intensitet si ndaj viktimës si ndaj autorëve. Kjo mund të ketë qenë edhe një përbaltje që shiko se çfarë mbante ky person në shtëpi”- tha Rexhepi.

Ai shtoi se kjo çështje përmbante ngarkesë politike përderisa kryeministri Edi Rama i kërkoi Drejorit të Policisë së Shtetit që të zbardhte zhdukjen e Martinajt. Sipas ekspertit, duhet që të ngrihet një grup hetuesish të posaçëm për të zbardhur këtë enimgë të zhdukjes së biznesmenit.

“Ka edhe ngarkesë politike. Vetë fakti që kryeministri i la afat drejtorit të policisë tregon që kjo ngjarje mbart ngarkesa politike. Është në diskutim dinjiteti i shtetit, nuk duhet të ketë të pakapshëm. Jo për faktin se nuk dinë kuadrot tonë të punojnë, por ai ka pasur bashkëpunëtorët e vettë dhe ai ka luajtur në shumë forma, me kërcënime etj. Për të hequr të gjithë dritëhijet është mirë që shteti të tregojë autoritetin e vetë. Kryeministri siç i la detyrë drejtorit të përgjithshëm të policisë, mund të caktonte një shumë të caktuar dhe t’i thoshte që të merrte personat e caktuar për të hetuar. Ose të pajtohet një grup një grup ndërkombëtar hetuesish”- përfundoi eksperti.

Ditën e djeshme për rreth 5 orë, RENEA dhe FNSH kanë rrethuar shtëpinë e Ervis Martinajt dhe kanë zhvilluar kontrolle, duke gjetur armë zjarri, municione të ndryshme luftarake dhe uniforma policie. Në detajet e zbuluara gjatë ditës së djeshme bëhet me dije se kontrollet ishin iniciuar nga një telefonatë që një i burgosur në burgun e sigurisë së lartë kishte bërë së fundmi. Dyshime të forta janë se bëhet fjalë për Jeton Lamin, efektivi i policisë i cili u arrestua për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi shoqëronte Martinajn pak ditë përpara se ky i fundit të zhdukej.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zgjedhur që të përgjigjet shkurt mbi hetimet për zhdukjen e tij duke thënë se hetimet janë në rrugë të mbarë.

Previous article“Aeroporti i Beogradit shfaq fluturime drejt “Kosovës serbe” dhe “Kievit rus””, investigimi i DW: Falsifikime, provokim i qëllimshëm
Next articleMbledhja e Byrosë, shtator ‘83/ Enver Hoxha: Partia s’ka për detyrë t’i japë të dhëna punëtorit operativ, meqenëse ai është në Sigurim…