Home Letersi Faslli Haliti, komandant i detashmentit të vet poetik

Faslli Haliti, komandant i detashmentit të vet poetik

NebiDragotiKritikë nga Nebi Dragoti / Që në fillimet e veta poeti Faslli Haliti ka profilizuar individualitetin e tij të spikatur prej krijuesi në fushën e një poezie që shkrihet e bëhet një me natyrën duke gërshetuar në vetëvete shqetësimet,hallet,dertet,baticat dhe zbaticat e jetës njerëzore.Krijimtaria e tij,në tërësi, i ngjan një deti të thellë e të gjërë,të qetë e të dallgëzuar plot figura stilistike si veshje e bukur e mendimit të bukur poetik.Në to ka një kolorit e ritëm jete,që e bëjnë joshës.Detajet poetike të Halitit janë të gjetura e njëkohësisht të situra që të rrëmbejnë në lexim dhe rilexim.Faslliu me heronjtë e vjershave jeton i thjeshtë duke u treguar tepër modest:”Eja,fshesar,/jemi kolegë-/ndize një cigar” sepse…”Fshij plehra dhe unë me këngën time”.Në një tjetër poezi,del shpirti i vërtetë punëtor,tregon devizën e tij të jetës:”Në vjershat e mia ja-/si juve po hap edhe unë/vija kulluese,kanale…”.Këto citime janë shkëputur nga volumi”Sot” ku autori në konkursin kombëtar të letërsisë,në vitin 1969,është fitues i çmimit të tretë.Krijimtaria e tij filloi si një vijë uji,u bë rrëke,,përrua u bë, dhe tani ngjan me një lumë që i shërben njeriut për ujitje e hidrocentrale për trurin e njeriut në kuptimin figurativ.Poeti Haliti është i pabinduri,i persekutuari i socializmit në vitet1973-1983,kur sistemi politik i kohës e detyroi të punojë në prodhim për t’u riedukuar ideollogjikisht siç e kërkonte regjimi.Por për Faslli Halitin kjo qe vërtet qesharake sepse shpirti i tij kërkonte hapsira të lira fluturimi në qiellin e poezisë shqipe.Dhe këta qiejë Realizmi Socialist,për të arritur objektivat e veta,i ngushtonte,gjersa poeti të bëhej një bard i thjeshtë partiak në mënyrën më servile në rrokjen e motiveve që hidhte në letër.Në pikëpamjen e vet prej poeti,Haliti ruan konstanten edhe sot në sistemin demokratik,ku në krijimtarinë e kultivuar ka heronjë me një gamë idesh vërtetë pluraliste,ka motive të habitshme të trajtuar në prizmin psikollogjik në përshtatshmëri me motivet e jetës së gjallë njerëzore.Si i tillë kjo krijimtari është e pëlqyeshme dhe gjen vend hera-herës të botohet në faqet e shtypit të përditshëm të kohës,spse ka freski idesh,,sepse ka dhe një “Unë” social lëndor të kënaqshëm që nuk e gjen tek autor të tjerë.Poeti,në aspektin politik,bëhet pozitë për poezinë e tij…bëhet opozitë e qeverisë,kur shoqëria ka probleme…bëhet dhe oponencë potenciale e vetëvetes në gjirin e shoqërisë për progres shoqëror.Kjo është deviza e poetit në kohën dhe shoqërinë, kur dhe ku jeton.Jashtë këtij kuadri krijimtaria e çdo poeti del e pavlerë,nuk ka efektivitet,mbetet si njeriu pa moral.Kështu pra,”Populli/i gëzohet progresit,/I gëzohet çdo përparimi,/por s’i sheh dot pushtetarët/që lahen si mbretrit në vaskat e floririt”.Faslli Haliti ka sensin e të qënurit tendencioz në kapjen dhe trajtimin e temës edhe sociale ,edhe politike.Kjo e bën sot të veçantë në lidhje me krijuesit e tjerë.Ai ka guximin duke bërë goditjen e duhur në atë që stonon dhe ndalon apo ngadalëson ecjen përpara.Ai godet fort dhe sakt me vargun satirik:”Ligji/është se qeni/s’e ha të zotin./Qentë po hanë popullin”.Kjo shprehje,në madhështinë e vet ka një të vërtetë mjaftë të hidhur, ku politikanët duhet të nxjerrin mësim..Ky meditacion real të rrënqeth gjithë trupin.Këtu edhe pse kemi të bëjmë me figurën e metaforës, idea domethënëse është tepër e qartë dhe të jep kurajo për të fituar mbi shkaktarët që japin këtë pasojë.Është plotësisht e justifikueshme shprehja vlerësuese që jap:Faslli Haliti është poet i popullit të vet.Këtë edukatë të krijimtarisë,këtë pathos profili poetik e ka vetëushqyer me ndërgjegje të plotë,sepse ai nuk pajtohet të qëndrojë indiferent ndaj fenomeneve negative në këtë botë të trzuar dhe”…Të dëgjojë të qarat tragjike të zogjve,/dhe të mos të t’i thyeja krahët ty,skifter!”Faslliu është poeti që nuk tutet dhe sulmon pa dorashka,direkt:”Ne/ themi//Enveri/ na bëri me diplloma,/ju na hiqni dipllomat”.Ai ka gjykim të pagabuar realisti duke trajtuar këto tema të karakterit politik me një llogjikë të shëndosh prej filozofi dhe si i tillë meriton të quhet:Komandant i detashmentit të vet poetik.Ai e ka të qartë misionin që ka poeti në jetë si “udhëheqës i popullit dhe njëkohësisht si shërbëtor i tij”siç shprehet dhe Majakovski.Në krijimtarinë e tij ka përplasje,debate,humbje, triumfe mendimesh.E gjitha kjo arrin në pohimin që bën:”…Kurse sytë e mi kanë xhepa./Dhe zhepat i kanë si bosat më të mëdhenj./Ata edhe shohin edhe blejnë…” .Ka raste(është detyra e kritikut të shprehet),kur poeti merr fantazinë e tij për dore dhe kërkon kot i sforcuar si nëpër xhungla të errëta tema,gjoja interesante,por që marrin një proçedurë llogjike të gabuar,kur hidhen në letër.Ky fenomen,negativ për letërsinë e shëndosh,,duket tek-tuk tek ndonjë krijim në volumin “Mbrapsht”,(kur gjërat thuhen mbrapsht…për humor shoqëror)…Vlen të përmendet se,në të shkruar,duhet përdorur kandari i llogjikës dhe për të mos e lënë mendimin jetim mjafton ilustrimi dhe shoqërimi me vargjet:”Kafshët ecin me dy këmbë/njerëzit me katër/kafshët bisedojnë/njerëzit ulërijnë,blegërijnë,pëllasin”.Ose “Pemët/i bëri peshq me luspa/peshqit i bëri pemë me gjethe/Rrënjët i bëri degë”.Nuk kuptohet se çfarë dhe si shkruhet kështu!E shoh të udhës që të mos i futem një analize kritike për sqarim të mendimit që shpreha,pasi këtë fenomen e kam cekur edhe në shkrime të tjera,kur është konstatuar tek ndonjë autor tjetër.Semantika e vargut ka normën dhe etikën e vet,ka moralin dhe jep mesazhe për njeriun.Pra,kjo,nuk është vetëm për Faslliun,por për këdo,do të ishte mirë të bëhet vetëkontrolli llogjik i shprehjes kuptimore i vargut apo vjershës në tërësi.E,megjithatë,kjo nuk ia ul aspak meritën si poet.Ka një varg të zhdërvjelltë herë monokolonë e herë të përzierë me vargje të llojeve të ndryshëm metrik.Me sa duket kjo i jep dorë të shprehet gjithë finesë në mendimet e lira poetike pa shfaqur as më të voglin shtirje.Ai ka sarkazmën,ka humorin,por ka edhe satirën vrastare nëpër vargje:”Deputete e bukur,/mos u shëmto./Zbukurohu/ne të duam të pastër./Nuk të duam të pasur”.Këtë poet ta krahasoj me Majakovskin futurist?!…Jo,nuk mund ta bëj këtë,sepse Faslli Haliti ka profil të butë prej artisti,është tepër i lidhur me kohën,krijon një melodi tërheqëse me vargun ,me poezinë.Ai ka profil azhurnimi,që lidhet shumë ngusht me jetën dhe artin e tij,ka tematikë reale,konkrete dhe nuk është aspak patetik i shtirur prej fodulli.Tek qënia e tij si krijues dhe si njeri është modestia dhe shpirti luftarak për t’i dhënë shoqërisë poezinë e shëndosh.

Previous articleAkuza të ndërsjella në KSHZ, zbulohen manipuluesit e Strugës
Next articleHumbja në Shkodër e zbret nga vendi i dytë Teutën, durrsakët: do ta rimarrim pozicionin