Home Top Lajmet Familjarë të drejtoreshës së Sigurimeve në Durrës kërcënojnë gazetarin

Familjarë të drejtoreshës së Sigurimeve në Durrës kërcënojnë gazetarin

tahiriBotuesi i gazetës “Bulevard” në Durrës, Artur Llana, njëkohësisht bashkëpunëtor i gazetës Tema, është kërcënuar sot mbasdite nga një këshilltar lokal i PDIU në Durrës.

Zoti Llana i tha gazeta Tema se “bashkëshorti i drejtoreshës së Sigurimeve Shoqërore në Durrës, Ilir Tahiri, anëtar i këshillit bashkiak i PDIU në bashkinë e Durrësit, ka qenë nën shoqërimin e disa personave, të cilët kishin disa ditë që e kontaktonin zotin Llana duke e kërcënuar për të mos shkruar për Drejtoreshën e Sigurimeve”.

Zoti Llana thotë se prej ditësh ka pasur telefonata dhe kërcënime nga njerëz të njohur prej tij për t’i ndërprerë sulmet sipas tyre, ndaj drejtoreshës Monika Tahiri, ndërsa kulmi ka arritur sot kur vetë bashkëshorti saj është shoqëruar nga persona të njohur për botuesin duke kërcënuar, fyer e sharë se nëse nesër do të dalë shkrim për drejtoreshën, atëherë do ta ekzekutojnë.

Sipas informacioneve për gazetën , drejtoresha në fjalë ka marrë një urdhër shkarkimi nga puna dhe këtë e konfirmojnë edhe burime nga PD e Durrësit, të cilët ndihen të zhgënjyer nga drejtimi prej 5 muajsh i drejtoreshës në fjalë.

PDIU lokale ka heshtur për lajmin e shkarkimit të saj, por ka pranuar nën zë se po kërkojnë një emër tjetër për ta emëruar në këtë pozicion. Vetë Llana është shprehur se kjo nuk është e para herë që kërcënohet nga sekserë, familje apo badigardë që u shërbejnë drejtuesve dhe do të hapë një padi në prokurori për ngjarjen në fjalë, ndërkohë që thotë se ka incizuar bisedën në tavolinë dhe do ta bëjë atë publike.

Previous articleKlose shumë pranë Barçës në 2007
Next articleRihanna tregon një unazë fejese me Chris Brown