Home Kronika Familja Shaholli ka hapur dyert e zisë. Dalin detaje te reja të...

Familja Shaholli ka hapur dyert e zisë. Dalin detaje te reja të krimit të kryer

Familja Shaholli ka hapur dyert e zisë, për te kryer ceremoninë mortore të 40 vjeçares që u masakrua një natë më parë në lagjen 15 në Durrës. Mësohet se çifti Shaholli ishte shpërngulur nga qyteti juglindor i Korçës për një jetë më të mire në Durrës, ndërsa kishin 6 fëmijë të mitur, 5 vajza dhe 1 djalë. E vetmja që punontë për të siguruar jetesën ishte Adrijana, e cila punonte në një rrobaqepsi, ndërsa sipas fëinjëve kanë patur konflikte të vazhdueshme mes tyre.

Fqinjët thonë se varfëria ekstreme shoqëronte prej vitesh çiftin Shaholli, ndërsa kryefamiljari Çlirim Shaholli, përvec se nuk punonte, ushtronte dhunë sistematike mbi bashkëshorten e tij. Grupi hetimor bën te ditur se pista kryesore në të cilën po hetohet për të zbardhur shkaqet e ketij akti makabër është ajo e xhelozisë, që dyshohet të jetë bërë shkak për konflitin mes ciftit, mbrëmbjen e së premtes

42 vjeçari e ka pranuar autorisinë duke u shprehur se nuk ka dashur qe ti marë jetën bashkëshortes, por thjesht dontë të conte deri në fund konflitikin e nisur, fillimisht në formë verbale e më pas në përdorimin e sendeve të forta që kishte në shtëpi.