Home Sport “Faleminderit Andrea”/ Zyrtare, Juventusi vendos për të ardhmen e Pirlos

“Faleminderit Andrea”/ Zyrtare, Juventusi vendos për të ardhmen e Pirlos

Tani është zyrtare: Andrea Pirlo nuk është më trajneri i Juventusit. Njoftimi erdhi përmes mediave sociale të klubit të Juventusit.

“Faleminderit, Andrea. Këto janë fjalët e para që të gjithë ne duhet të themi në fund të kësaj eksperience të veçantë të jetuar së bashku”,- thuhet në fillim të një letra me të cilën Juve falënderon dhe përshëndet trajnerin.

Andrea Pirlo largohet nga pankina e bardhezinjve pas një viti, duke fituar dy trofe dhe siguruar pjesëmarrjen në Champions League në sezonin e ardhshëm.

SOURCEbulevard news
Previous articleZjarri që përfshiu fabrikën e tullave në Maminas/ Lëndohet një shtetas, niset me urgjencë në Spital
Next articleSi asnjëherë më parë, e pabesueshme ajo çfarë gjendet në testamentin e Princ Philip