Rafael është një nga tre mjeshtrat e pikturës gjatë “Rilindjes”, sëbashku me Leonardo da Vinçi dhe Mikelangelo. Punët e tij janë tepër të njohura dhe një pjesë e tyre gjenden në Vatikan. Përveç se është cilësuar si artisti më i pëlqyer në shekullin XVIII dhe XIX, ka disa fakte interesante rreth jetës së tij.
Rafael mësoi të pikturonte nga babai i tij.
- Babai i artistit kishte një dyqan pikturash dhe ishte piktori i zgjedhur i Dukës së Uribos, që ishte një qendër kulture gjatë kohës së lindjes së Rafael.
- Rafael mbeti jetim rreth moshës 11 vjeçare dhe në moshën 19 vjeçare, ai u cilësua si mjeshtër pikture.
Ai vlerësohej shumë për personalitetin e tij.
- Në Urbino, Rafael u rrit në rrethin aristokratik dhe mësoi sjelljet e tyre. Kjo e bëri atë shumë popullor me publikun dhe klientët, të cilët e quanin “Princi i Piktorëve”.
- Ishte sjellja e tij që tërhiqte njerëz në punishten që zotëronte, duke arritur numrin e 50 nxënësve dhe asistentëve. Ata e ndihmonin të finalizonte projektet , në mënyrë që të fokusohej tek të tjerat.
Rafel u ndikua shumë nga Leonardo da Vinçi.
- Ai inkorporoi teknikat e Da Vinçit në pikturat e veta, të tilla si lëvizjet dinamike dhe kompozimi piramidë.
- Gjithashtu ai përdori edhe teknikat e prezantuara nga Leonardo, si sfumatura, dhe kontrasti i fortë mes zonave të errëta dhe atyre me ndriçim.
Mes Rafaelos dhe Mikelangelos kishte rivalitet.
- Të dy këta artist kanë qenë vazhdimisht të krahasuar me njëri tjetrin. Rafael ishte i favorizuari mes tyre dhe gjithmonë mori projektet më të mira, falë karakterit të tij sharmant.
- Pavarsisht kësaj, ai në mënyrë sekrete pa afresket e prikturuara nga MIkelangelo në “Kupolën Sistine” dhe i bëri homazhe artistit tjetër duke e vizatuar edhe atë në pikturën e famshme “Shkolla e Athinës”.
Ai kishte në përgjegjësi të gjithë projektet artistike të Papës, në Romë.
- Përveç se në pikturë, ai ishte i përfshirë në dekor, arkitekturë dhe antikuare. Ai ishte gjithashtu komisioner i antikuareve në Romë dhe kujdesej për ruajtjen e tyre.
- Gjithashtu ai ishte arkitekti kryesorë në qytet, për sa i përket dekorimit të vendeve, kishave, kopshteve përfshi edhe “Basilikën e Shën Pjetrit”.
Rafael nuk u martua kurrë, por pati shumë të dashura.
- E dashura më e njohur e tij ishte Margerita Luti. Ajo quhej ndryshe dhe “La Fornarina” (vajza e bukëpjeksit) dhe ishte modele në dy portrete të tij.
- Thuhet se vdekja e tij e hershme u shkaktua nga ethet pas një nate seksualisht intensive me Margeritën. Historianët supozojnë se Rafael nuk i tregoi shkakun e vërtetë mjekëve dhe ata i dhanë mjekimin e gabuar, gjë që çoi në vdekjen e tij. |Bulevard News|