Home Kronika ‘Fake delivery’/ Sillte mallra kontrabandë nga Belgjika, arrestohen 2 persona në Tiranë

‘Fake delivery’/ Sillte mallra kontrabandë nga Belgjika, arrestohen 2 persona në Tiranë

2 persona në Tiranë janë arrestuar ditën e sotme për shkak se sillnin mallra kontrabandë nga Belgjika. Mësohet se në pranga ka rënë një 48-vjeçar, i cili sillte mallrat kontrabandë, ndërkohë që personi i dytë i arrestuar është një 45-vjeçar, i cili shiste në dyqanin e tij, veshjet e kontrabanduara. Po ashtu është proceduar penalisht dhe gruaja e 48-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshme. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit të Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni policor i koduar “Fake delivery”. Vihen në pranga 1 shtetas që transportonte mallra të kontrabanduara nga Belgjika në Shqipëri dhe një shtetas tjetër që i magazinonte mallrat, në subjektin që administronte.

Procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja e 45-vjeçarit. Sekuestrohen veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, me peshë totale 5548 kg. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit të Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fake delivery”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve E. Ç., 45 vjeç dhe N. H., 58 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja L. Ç., 45 vjeçe. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga shtetasi E. Ç., shërbimet e Policisë gjetën veshje të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat ishin transportuar nga Belgjika drejt Shqipërisë, nga shtetasi N. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të ndryshme të kontrabanduara, me peshë totale 5548 kg. Operacioni për goditjen e kësaj paligjshmërie vijon. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Previous articleKompania Meta kërcënohet me gjobë ditore prej 100 mijë dollarësh
Next articleRicky Martin koncert në Tiranë, TKOB: Hite muzikore të tij do të luhen nga mjeshtëria e instrumentistëve tanë