Home Ekonomia Fabrikat nuk taksohen për qumështin pluhur, Ministrja e Bujqësisë: Vetëm për ata...

Fabrikat nuk taksohen për qumështin pluhur, Ministrja e Bujqësisë: Vetëm për ata që i evidentojnë në etiketa përdorimin e saj

Ministrja e Bujqësisë, Krifca është përgjigjur për taksën e qumështit pluhur dhe nenin e përcaktuar për përjashtimin e saj. Me tej shtoi se nuk do të ketë akcizë për kompanitë që e importojnë qumështin pluhur dhe e evidentojnë këtë në etiketë  dhe për të shmangur abuzimet do të ketë kontrolle dhe analiza të produkteve. Ndërsa ata që nuk e kanë të shkruar në etiketë qumështin pluhur do të mbetet akciza 100 lekë për kg e qumështit pluhur

“Ka një akcizë e propozuar nga ministria e financave për akcizën e qumështit pluhur, AKU i kërkon kompanive që në etiketat e tyre të evidentojnë nëse në produktet e tyre ka më shumë se 2% prodhim qumësht pluhur dhe nëse nuk kryhet ne do të bëjmë kontrolle dhe analizimin e produkteve. Nuk ka përjashtim në dijeninë time. Për ata që nuk e evidentojnë në etiketë ka një akcizë. Nëse kompanitë që e importojnë qumështin pluhur dhe e evidentojnë në etiketë nuk do të ketë akcizë”, tha Krifca.

Pak ditë më parë qeveria është tërhequr dhe ka ndryshuar propozimin për taksën 100 lekë për kg e qumështit pluhur. Qeveria ka përjashtuar nga kjo taksë fabrikat e prodhimit me etiketë të miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe ky vendim erdhi me arsyetimin se kjo nuk ndihmon fermerët, por ndikon në të gjithë industrinë agropërpunuese që prodhon produkte që kanë  si lëndë e parë, qumështin pluhur.

Previous articleFrikë nga mungesa e energjisë, spanjollët ‘turren’ të blejnë pishtarë, bombola gazi e soba
Next articleKumbaro ‘përplaset’ me Xhelal Mziun për Kamzën: Mos më flisni me Ti, por me Ju se nuk njihemi