Home Aktualitet Fabrikat e çimentos dhe guroret “shkatërrojnë” Fushë-Krujën

Fabrikat e çimentos dhe guroret “shkatërrojnë” Fushë-Krujën

Fushë-Kruja është një ndër zonat e njohura për nivelin e lartë të ndotjes. Shkak për këtë janë bërë fabrikat e çimentos, aktiviteti i guroreve të paligjshme dhe furrat e gëlqeres që djegin goma, lëkurë nga fabrikat e këpucëve e sende shtëpiake.Aktualisht në qytetin e Fushë-Krujës zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik disa biznese private, të cilat janë të bazuara kryesisht në prodhimin e çimentos, gëlqeres dhe prodhimit të ziftit, gjë e cila ka sjellë pasoja të rënda për këtë zonë.Por krahas ndotjes së mjedisit, ashtu sikurse shikohet edhe në fotot e siguruara nga CNA.al, këto aktivitete kanë shkatërruar edhe kodrat dhe malet e Fushë-Krujës.