Home Politike Exit Poll për Fierin: PS merr 9 mandate, PD 6 dhe LSI...

Exit Poll për Fierin: PS merr 9 mandate, PD 6 dhe LSI merr 1 mandat

Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në Fier.

Nga të dhënat rezulton se për PS kanë votuar 52,3% e qytetarëve duke i dhënë 9 mandate, ndërsa 6 mandate merr PD nga 37.3% e votuesve dhe 1 mandat i shkon LSI nga 7% e votuesve.

Gazetari Baton Haxhiu bën me dije se loja është e hapur për Fierin pasi ka mundësi të rritet PD, megjithatë thekson se nuk ka mundësi që LSI të marrë mandatin e dytë.

SOURCEbulevard news
Previous articleBasha shpall fitoren pa nisur numërimi: Vullneti i popullit është në kutitë e votimit, fitorja për Aleancën për ndryshim
Next articlePS ruan bastionin në Vlorë, LSI nuk merr mandat