Home Politike Evi Kokalari po mendon hapjen e një partie pas zhgënjimit nga Berisha

Evi Kokalari po mendon hapjen e një partie pas zhgënjimit nga Berisha

Aktivistja Evi Kokalari u shfaq për herë të parë në politikën shqiptare gjatë kohës së Foltores së Sali Berishës.

Por, pas disa kohësh aktivizimi në PD ajo vendosi të rikthehej në ShBA pas zhgënjimit nga Berisha.

Pas distancimit nga ky i fundit dhe fillimin e vitit të ri 2023, Evi Kokalari po mendon të hapë partinë e saj. Sipas aktivistes në Shqipëri nuk ka parti konservatore dhe ka hedhur idenë e hapjes së një partie të tillë, në kohën kur në vendin tonë është Partia Konservatore.

“Mirëmëngjes të gjithëve! Me që jemi në ditët e para të 2023, dhe konservatorizmi akoma s’ka arritur të fus rrënjët në Shqipëri, mendoni se ka ardhur koha të hapim Partinë Konservatore Shqiptare?Komentoni: PO ose JO
p.s. Diaspora të flas dhe të jap mendim mbi këtë çështje!!!” shkruan Kokalari.

Mbetet për t’u parë nëse Evi Kokalari do ta konkretizojë partinë e saj, apo do e lërë vetëm me një status në rrjetet sociale.

Previous articleNjë shekull nga themelimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Spahiu zbulon aktivitetet në kuadër të përvjetorit
Next articleDurrës/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset 28 vjeçari