Magjia e Frank Lampard në stolin e Evertonit do të marrë fund. Ish-lojtari i kombëtares angleze, 44-vjeçar, nuk mund t’i rezistojë rrjedhës së zymtë të rezultateve të ‘bluve’ të Liverpoolit, të cilët kanë humbur 11 nga 14 ndeshjet e fundit.
Fitorja e tyre e fundit në Premier League daton më 22 tetor, kundër Crystal Palace. Ish-mesfushori mori drejtimin e skuadrës më 31 janar 2022, duke pasuar Rafael Benítez në atë kohë dhe arriti të shmangte rënien nga kategoria sezonin e kaluar.
Në këtë pikë, Everton zë vendin e 19-të dhe të parafundit në tabelë, duke qenë në zonën e rënies. Drejtuesit e klubit dëshirojnë të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve menjëherë dhe, sipas ‘Daily Mail’, Lampard do të largohet për t’i hapur rrugë, në mënyrë të përkohshme, Leighton Baines dhe Paul Tait, përkatësisht trajnerë të Evertonit U-18 dhe U-21 vjeç.
Shtypi anglez ka raportuar edhe interes për Sean Dyche, por ‘Daily Mail’ siguron që nuk do të jetë ish-trajneri i Burnleyt që do të pasojë Frank Lampardin.