Home Kosova EULEX-i akuzon 17 serbë për masakrën e Mejës

EULEX-i akuzon 17 serbë për masakrën e Mejës

f1_26meja1366957660Hetuesit e EULEX-it kanë ngritur akuza kundër 17 serbëve të Gjakovës për përfshirje të dyshuar të tyre në krime kundër luftës ndaj shqiptarëve në fshatin Mejë dhe rrethinë

Gjokica Stanojeviq, që është bashkërendues i Komunës së Gjakovës në Serbi, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, se këto akuza kanë për qëllim frikësimin e serbëve dhe kthimin e tyre në Gjakovë.

Dy ditë më parë, misioni evropian njoftoi publikisht se ka nisur hetimet zyrtare për krimet e luftës të kryera në komunën e Gjakovës, dhe se prokurorët e vet po hetojnë krimet e kryera më 27 dhe 28 prill të vitit 1999, në fshatrat Mejë, Orizë, dhe fshatrat tjera të Luginës së Rekës së Keqe.

Siç njoftoi EULEX-i deri më tani, hetuesit kanë identifikuar përafërsisht 20 të pandehur, të cilët mund të jenë subjekt i akuzave për Krime të Luftës kundër popullatës civile.

Mirëpo sipas Stanojeviqit, akuzat po ngritën në kohën kur çështja e të shpërngulurve pritet të ngritet në dialogun teknik në Bruksel.

Në këto akuza përfshihet edhe vrasja e 372 viktimave gjatë një sulmi të kryer kundër popullatës civile shqiptare, e cila i qe nënshtruar torturës, trajtimit çnjerëzor, vuajtjes së madhe, largimit dhe zhvendosjes, konfiskimit të pasurisë dhe plaçkitjes, veprime këto jo të arsyetuara me nevojat ushtarake.

Shumica e viktimave ishin zhvarrosur nga varreza masive në Batajnicë, Serbi. Masakra e Mejës dhe e rrethinës besohet të jetë vrasja më e madhe masive që ndodhi gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Previous articleCandice si Marylin Monroe, lë pa frymë “Central Park”
Next articleKrasniqi flet për njerëz të fuqishëm mbi ligjin