Home Opinion Është një vend ku…

Është një vend ku…

Nga Lutfi Dervishi 
1. Më shpesh kanë ndryshuar kushtetutën se qeverinë!
2. Më lehtë ndryshojnë atdheun se qeverinë!
3. Më shumë ankohen për opozitën se për qeverinë!
4. Më shumë kërkojnë punë pensionistët se të rinjtë!
5. Më shumë të burgosur ka në burgjet e huaja se në burgjet e vendit!
6. Më shumë ka media se lajme!
7. Sa më shumë ikin vitet ikin aq më shumë shtohen veteranët!
8. Të majtët janë më të pasur se të djathtët!
9. Ka komandë të forcave ajrore, por nuk ka avionë!
10. Më shumë ka “pronarë” se “ish pronarë”!
11. Personat në kërkim më shpejt se policia i gjejnë rivalët!
12. Bëhen aq shumë reforma sa nuk del koha për punë!