Home Kulture Është një dhomë e vogël dashurie 4 X 4… poezi nga Petraq...

Është një dhomë e vogël dashurie 4 X 4… poezi nga Petraq Risto

Është një dhomë e vogël dashurie 4 X 4…

Me katër mure, me katër dritare që shohin nga brenda
Në secilën dritare pikon një yll: serenatë e porositur
Dhe brenda çdo ylli rri zgjuar një kitarë.
Katër yje dhe katër kitara në një dhomë të vogël dashurie.

Unë dhe Ti. 4X4. Dashuri, fshehtas nesh po lulëzon një flatër.

Katër supe, katër drithërima dhe katër stinët e Vivaldit
Katër zogj puthjeje kërkojnë katër yjet dhe katër kitarat
Dhe katër degë qershie kërkojnë të hyjnë brenda dhomës
E ti ngjyejnë muret me të kuqe dashurie. 4X4. Dhe një tjetër flatër…

Katër premtime: borë e kaltër në katër dritaret
Dashuritë e mëdha shihen symbyllur
ngaqë kanë nga katër sy te zemra
dhe imagjinatë të ndezur në sytë e katër kitarave.

Flatër…4X4.

Katër ëndrra, katër mëza dhe katër lëndina
Katër lot në katër sy, katër tablo në katër mure ngjyrë qershie
Unë dhe Ti. 4X4. Një dhomë e vogël dashurie…
Katër kënde lart, katër kënde poshtë
në çdo kënd kabala jote më josh…
Dashuri me katër flatra ku mund të fluturosh?…

Previous articleAvokati i njohur del me deklaratë të fortë, tregon detajin që ‘fundosi’ Ilir Metën
Next articlePërdorimi i mjaltit për shëndetin e lëkurës