Home Rajoni Escobar thirrje Malit të Zi: Plotësoni katër vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese

Escobar thirrje Malit të Zi: Plotësoni katër vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese

Rivendosja e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse një hap pozitiv përpara, nuk mjafton për Malin e Zi.

Kështu deklaroi i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke shtuar se të katër vendet vakante duhet të plotësohenqë institucioni të jetë vërtet funksional, shkruan RCTG.

Escobar tha se parlamenti malazez duhet të plotësojë të katër vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese në seancën që do të mbahet të hënë më 27 shkurt.

Ai vlerësoi se një Gjykatë Kushtetuese kompetente dhe plotësisht funksionale është e nevojshme për mbrojtjen e institucioneve demokratike dhe të drejtave të qytetarëve në Mal të Zi, si dhe parakusht për zgjidhjen e krizës aktuale politike në vend.

“Pas rivendosjes së një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë e vetmja rrugë për një zgjidhje demokratike të krizës aktuale,” shtoi Escobar.

Previous articlePesë arsye përse nuk duhet asnjëherë të largoheni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes
Next articleHarroi kamerat, Kiara Tito nxjerr sekretet e “BBVA”, i thotë Oltës: Unë bëj çfarë më thotë produksioni