Home Rajoni Escobar për ‘Open Balkan’: Kjo iniciativë s’do funksionojë pa përfshirjen e gjashtë...

Escobar për ‘Open Balkan’: Kjo iniciativë s’do funksionojë pa përfshirjen e gjashtë shteteve të Ballkanit

Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor gjatë fjalë së tij të mbajtur virtualisht në konferencën e ‘Open Balkan’ tha se kjo iniciativë nuk do të funksionojë pa përfshirjen e gjatë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Krahas kësaj, është me rëndësi që këto tre shtete të cilat iniciuan ‘Ballkanin e Hapur’ të mbesin të hapura dhe të bisedojnë ngushtë edhe me tre partnerët e tjerë që mbesin skeptikë”, tha Escobar.

Sipas Escobar, SHBA-ja është e gatshme që të mbështesë iniciativat rajonale, nëse ato nuk i pengojnë integrimet evropiane.

“Jemi të gatshëm që t’u ndihmojmë në këtë rrugë, që të arrini standardet ndërkombëtare, që të bëhemi partnerë me Evropën, për t’u siguruar që ky rajon do të bëhet një prej ekonomive më të rëndësishme në Evropë”, tha Escobar.