I dërguar i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes mes dy vendeve, për të cilin Qeveria Kurti II ka dhënë mbështetjen e saj, dhe se duhet të implementohet.
Në një komunikim me gazetarë, Escobar ka deklaruar se formimi i Asociacionit është obligim dhe Kosova e ka kuptuar që duhet të ndodhë kjo.
“Asociacioni është pjesë e kësaj marrëveshje. Po ashtu gjendet edhe në konkluzionet e Këshillit. Është një fakt objektiv. Ajo që është në pyetje është kur duhet të ndodhë, sa shpejt.” – tha ai.
Escobar ka thënë se Kosova tashmë e ka kuptuar se duhet ta formojë Asociacionin, megjithatë, tha se nuk mund të vendosë afate kohore për implementimin.
“Me këtë marrëveshje Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë Asociacionin. Nuk do të vendosë afate kohore, por disutimi duhet të nisë menjëherë.” – tha ai.Leonitë Demaku/Nacionale