Skuadra e Erzenit vijon të jetë një ndër skuadrat më surprizuese në këtë edicion, duke vijuar të tregojë një futboll të bukur dhe me rezultate mjaft të mira.
Ekipi i drejtuar nga Xhevahir Kapllani ka marrë një tjetër tre pikësh të artë në sfidën e sotme të luajtur në transfertë kundër Kukësit.
Shijakasit triumfuan me rezultatin e pastër 0-2, duke zhytur në një krizë të thellë verilindorët. Autorët e golave për Erzenin ishin Alan dhe Nonato.