Home Sport Erzeni nis nga puna, zgjidhet trajneri dhe zëvendësi për sezonin e ardhshëm

Erzeni nis nga puna, zgjidhet trajneri dhe zëvendësi për sezonin e ardhshëm

Erzeni ka nisur nga përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe shumë shpejt pritet të zgjidhen edhe çështjet kryesore në skuadrës. Trajneri i ardhshëm pritet të jetë një emër i njohur në futbollin shqiptar.

Ernest Gjoka do të jetë trajneri i ri i skuadrës . Ai pritet të firmosë kontratën e tij me shijakasit ditën e hënë dhe më pas do të fillojë menjëherë nga puna.

Ndërkohë që është mësuar gjithashtu edhe se kush do të jetë zëvendësi i tij në stolin e Erzenit. Bëhet fjalë për Renato Arapin, ish-trajnerin e Teutës. Dyshja ka punuar bashkë edhe në aventurën e fundit në Arabi, me Ohod Al-Medina.

Më parë Gjoka në Shqipëri ka trajnuar edhe skuadra si Kukësi, Flamurtari, Kamza Vllaznia, Tomori e Apolonia. Në karrierën e tij Gjoka është shpallur edhe një herë kampion i Superiores me Kukësin në sezonin 2016-2017.

Previous articleElon Musk vendos të ndryshojë logon e Twitter-it, lamtumirë zogut blu
Next articleQeveria miratoi me shpejtësi një sërë projektligjesh, Artan Fuga: Pyll ku egërsirat më të forta hanë çfarë gjejnë përpara